• |
ide | kryesore

Blendi Fevziu: Të shkoja në Top Channel ia kërkova vetë Ben Blushit

Lajme, Të fundit



Gazetari Blendi Fevziu zbuloi sonte më shumë detaje rreth tentativës së tij për t’u larguar nga Tv Klan drejt Top Channel. Duke folur në emisionin e Artur Zhejit, Feziu tha se ishte ai që ia kishte kërkuar Ben Blushit të shkonte në Top Channel, jo se kishte një ofertë nga televizioni rival. Sipas Fevziut, projekti i Ben Blushit për ‘fuqizimin e influencës politike’ të Top Channel përmes lajmeve dhe emisioneve, i duket shumë interesant dhe ndaj tentoi që t’i bashkohej Top Channel. Por ai tha se do qëndrojë në Tv Klan, me shpresën se do të ndryshojënë raportet nga pikëpamja e kontentit në këtë televizion. Fevziu mohoi që të kishte një konflikt me pronarin e Klan, Aleksandër Frangaj.

© LAPSI.al



4 Comments

  1. Ik o fevzo boll.. se paske qene karafil 1. Shqiptaret qe te ndjekin dhe sidomos ata qe nuk te ndjekin kane zero interes ku e jep programin dhe si i ke marredheniet me pronarin. 2. Ai komunitet ku ti ben pjese te njeh e nuk i gelltit genjeshtrat e perdredhjet komike . Prandoj boll me kete histori te keqen. ..

  2. O Ben po si u takove me Ramen pasi i the “je i degraduar si mik”.
    Pasi ta quajti partine partize etj satirizime e sarkazma me partine tende duke tentuar te te ulë dhe denigru pa fund.
    Nderkohe edhe ti gati na e mbushe mendjen se e kishe serizosht luften per demokraci dhe konfrontim pa kompromis me Rilindjen dhe varferine qe ajo sponsorizon ………..
    U bere drejtor dhe per hater te rroges nuk leviz asnje cent per bërjen e Topit nje televizion te pa-anshem !!!

  3. Kur mora vesht se je edhe shok i Samir Manes sikur nuk me erdhi mire,edhe pse nuk ka asgje te keqe ne vetvete

    ….
    Gjithsesi ta beri pak me “puç” te Ermali duke te permendur tek nje udhetim me te (aspak e rastesishme).
    Duke marre parasysh qe Samir Mane asociohet gjithmone me “oligarket” qe ne shumicen e rasteve ka konotacion negativ aq me teper kto kohet e fundit ne Shqiperi.
    Pervec kesaj bie ndesh me imazhin qe tentove te sjellesh me libran si parti e te varferve por qe kryetari ha e pi me biznesmene super te pasur dhe jo më pak stigmatizuar.

    Kete e shfrytezoj me “kopili” TV-ja e Sandrit per te leshuar nje silur tek imazhi juaj Z.Blushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *