• |
ide | kryesore

Dy fytyrat/ Si e drodhi përsëri Berisha qëndrimin për Nanon

Kryesore, Lajme

Sali Berisha tashmë është i njohur për faktin se e përdor historinë si ia do politika e ditës. Ai ka mbetur lapidar me etiketimin që i bëri dikur Rezart Taçit si kontrbandisti më i madh në Shqipëri dhe pastaj, pasi i dha në privatizim ARMO-n deklaroi: “Nuk e kisha për Taçin, por për Naçin”.

Të njëjtën fabul ka përsëritur edhe së fundi në një status që ka shkruar në ditën e themelimit të PS-së. Pasi tregon se kjo parti është pjella e PPSh-së dhe vazhduesja e një kali troje të Serbisë, Berisha, gjen rastin për të lavdëruar kryetarin e parë të socialistëve, Fatos Nanon.

“Kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili në një garë elektorale brenda partisë e shkëputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e një njeriu dhe u rizgjodh nga anetar pa funksione drejtuese në krye të saj. Ai gjithashtu anëtarësoi PPSH me emer të ri në Internacionalen Socialiste, arritje këto thelbesore për PSSH dhe vendin në tërësi”.

Mirë por kur Nano ishte rivali i tij kryesor, Berisha jo vetëm e burgosi, jo vetëm e konsideronte me shtypin e tij besnk si një marksist që donte të pengonte grupin e reformatorëve, jo vetëm e quante pinjoll të institutit të Nexhmies dhe vjedhës së ndihmave italiane si kryeministër, por kurrë nuk i njohu asnjë meritë. Ai e konsideronte tradhëtar të vendit dhe interesave të shqiptarëve pas paktit “ballkani i ballkanasve” që Nano nënshkroi me liderin grek të PASOK, Andreas Papandreun. Ai madje shkoi deri aty sa pa fakte dhe prova e akuzoi si vrasësin e Azem Hajdarit dhe organizoi protestën e dhunshme të 14 shtatorit.

Megjithëse më vonë kur i’u desh kundër Ramës, ai bëri një piruetë dhe pranoi publikisht se këto qëndrime i kishte mbajtur për arsye elektorale.

Edhe sot në ditlindjen e PS, ai i është kthyer lëvdatave për Nanon por duke nxirë rolin e Ramës, pak a shumë me ato gjëra që thoshte dikur për Nanon: “PSSH nën drejtimin e Edi Rames është sot njëlloj si në ditët më të zeza të saj në kohën e diktaturës hoxhiste; një parti antshqiptare që po shet interesat, territorin, detin Greqisë dhe nën diktatin e kësaj të fundit është zotuar të fshij nga faqja e dheut fjalën Çamëri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombëtare të çdo shqiptari dhe tejkaluar në tradhti kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha”.

Hajde gjeje kujt Berishe i duhet besuar?

©Lapsi.al 

26 Comments

  1. Varju kkkkkkk te dyve . Nuk na intereson as njeri as tjetri , keta nuk kane me gje ne dore . Kur e paten mutin i bene edhe keta .Per ne e rendesishme eshte te zhduket kjo kaste politikanesh por sidomos ky hajvani i gjate . Ky paska qene sa te gjithe ata te tjeret i ngritur ne kub .

  2. berisha ju beri njerz nga kafsh enveri e kristaq rame qe ishit,nano me i moderuar por dijeni qe pikrisht nano solli dhjerjen e stalinit rama qe esht monster fare,ky po ju ben orangutan e majmun me zi se enveri ju quan dele,lop,kazan e ti bushat hesht me bisht nder kemb.

  3. Kur gjej idiote pse mos te tallin sumen Berisha. Duhet çliruar PDja nga Saliu se nuk eshte prone e tija por e Shqiptareve.

  4. Në një popull të kuq edhe Merkel të ishte Berisha, prapë i keq do të mbetet, jo se Berisha është i kulluar, por krahasuar me të gjithë politikanët e pas 90s mbetet më i miri, bashkë me kusuret që ka.

  5. Qelbesira me i ndyr i ktij vendi. Nuk i mbaron lista me poshtersit qe ka ber. Ne renditjen e ndyresirave mban nr 2 mbas enverit.

  6. Ore Lapsi…….Berisha është ai që ka thënë të vërtetën gati gjithnjë….mos dilni nga konteksti për deklaratat që ka thënë……Nano ishte K.Ministër kur vranë Azemin dhe u provua që ishin policë dhe në nivele të larta të policisë ato që e vranë….e kë duhej të akuzonte ???

  7. Është fakt se qoftë Berisha e qoftë Nano, e kanë respektuar normën demokratike të dorheqjes kur kanë gabuar, e në të njejtë kohë, nuk kanë përzgjedhur fundërina injorantësh e njëkohësisht njerëz të dënuar për trafiqe droge e prostitucioni siç ka përzgjedhur Rama.
    Tashmë dihet në publik, se nuk qe Berisha ai që “e futi në burg” Nanon, por ishin klanet mbrenda ish PPSH, që sëbashku me juristët e kohës se Dullës, e dënuan ate në burg për ti zënë vendin.
    Ka qenë krejtësisht normale, që kryetari i PD, Berisha, si një lider i një partie kundërshtare politike të PS, ish PPSH, ta akuzonte Nanon e PS si kryeministër, si një parti pjellë e partisë së Enverit, por është tipar njerëzor e i lavdërueshëm për cilindo lider politik, që veç kritikave për kundërshtarin, kur ai është larguar nga politike, t’ja njohë ndonjë mertitë.
    Ka pranuar e pohuar një farë të vërtete Berisha kur ka deklaruar se Nano i solli ish PPSH një frymë të re duke mbajtur sëpaku pjesën më intelektuale të së majtës alla shqiptare e jo fundërina si Tahiri, Balla e ca politikanë me dipllomë të blerë të shkollës së mesme të pasuruar me para trafiqesh.
    Edhe naivët e kuptojnë qe Berisha nuk është se ka vlerësuar ate që ka kritikuar, por thjeshtë ka bërë ndarjen midis së keqes më të vogël, Fatos Nanos një ekonomist majtist me bindje liberale, e të keqes më të madhe, të një piktori jo vetëm mediokër në profesionin e tij, por edhe me paraqitjen e një njeriu me probleme psiqike,
    Duke lënë mënjanë alergjinë e urrejtjen që ka Bushati për Berishën, për motive “kllasore” e ideollogjike, meqë e heq veten si “analist”, le të analizojë me fakte politikanin Nano e ta krahasojë po me fakte me politikanin Rama.

  8. 2 fytyra ????

    1) – Fytyren e djallit
    2) – Fytyren e shejtenit
    3) – Fytyren e vrasesit
    4) – Fytyren e mashtrusit
    5) – Fytyren e hajdutit
    6) – Fytyren e intriganitit
    7) – Fytyren e KOMUNISTIT DERI NE GEN
    8) – Fytyren e antishqiptarit

    ejt , etj ,etj, etj, etj , etj, etj, etj,

    Ai eshte vete larg-qofti .

  9. Thuhet qoft-largu dhe jo larg-qofti ,

    Nejse, kuptimine e mesazhit tend e morem .

    Tani hik kercit bythen dhe komento tek Tema se aty ke shoket komentues te nje ideali.

  10. Pse harxhoni kohen me komunistin provincial Sali Berisha? Berisha sot eshte nje vdekur qe i leh e vetem i leh kujdo qe i del perpara!

    1. Ke të drejtë astrit ne një popull i qytetëruar dhe me shumë kulturë të drejtohemi nga Dr Sali Berisha që ka mbaruar specializimin për kardiokirurg në Francë, që nuk ka hapur asnjë ekspozitë nëpër botë.

    2. Medemek ti more Astrit na qenke një komunist qytetar “tironas” që këput këtu idiotësira.
      Berisha sipas teje, hem qënka i vdekur e hem i “leh” kujtdo që i del përpara.
      E ke të gjallë ate dymetroshin që ju leh përditë të gjithëve, e Berisha taksirat e ka pasur që t’ju a tregojë ju qejfllive të Ramës, dokumentat klinike ku ai figuron si pacient i klinikave psiqike.
      Soj lehësish ka e ka pasur Shqipëria.
      Enverin e Edverin.
      Që të dy njëlloj lehnin kundër të gjithëve, si kundër “armiqve të jashtëm” deri tek presidentët e SHBA, e tek “armiqtë e mbrendshëm” që kur kanë pasur mendim ndryshe nga ata, i quajnë “armiq të populit”

  11. Po a kuptojne morrat e kuq -sarkazmen-qe ke perdorur ne koment o –i pa emer–jo-RIVDEKAS–duhet qe ky popull te udhehiqet nga nje –zhgarravines -muresh-te droguar.

  12. Po Lapsi,lu e ka hallin,qe shkruan per Berishen,duke krahasuar keto dy kohe? Ai as qe ka ndermend te beje ndonje hap,qe na e trembka “Lapsin”.Po te shprehemi me fjalet e Lapsit,do te thoshim: Ku Fle lepuri ( i lapsit),me kete shkrim????

  13. Stalin, te kame thene! Je nje Askarid i dale nga zorra e trashe e Saliut ne kohen kur ai ruante lopet.
    Kaq mjafton per ty pa u mare me familjen tende sic ben ti kur del ne origjine.

    1. Po çfarë ke me Stalinin o rilindas i vogël, të gjithë të paemrat komentues në këtë shkrim janë pro Berishës dhe Stalini nuk të ka përmendur, por ju rilindasit rini e rini edhe ja fusni tu hongër …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu