• |
ide | kryesore

Ja kush janë lojtarët më në formë në Rusi 2018…

Rusi 2018, Sport



Periudha e miqësoreve përpara Botërorit ka mbërritur në fund e nga 14 qershori gjërat bëhen serioze. Trajnerët kanë përzier kartat dhe lojtarët, siç është normale të jetë, kanë hedhur në fushë cilësitë e tyre deri në njëfarë pike. Golat nuk kanë munguar, por nëse shumëkush e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të rimarrë frymë dhe energji pas një sezoni të lodhshëm, ka edhe nga ata që kanë treguar se janë në superformë mes një sfide dhe tjetrës, duke u kandiduar për të qenë protagonistë edhe në Rusi.

Më të spikaturit janë Romelu Lukaku dhe Neymar. Gjiganti belg me dygolëshin që i shënoi Kosta Rikës u ngjit në kuotën e 3 golave me Belgjikën, duke lëshuar një mesazh të qartë për kundërshtarët, Anglisë në radhë të parë, e cila duhet t’i marrë tepër seriozisht Djajtë e Kuq. Me Mertens dhe Hazard, nga 1 gol për kokë, zgjidhjet për trajnerin Martinez sigurisht që nuk mungojnë.
Pastaj është Neymar që, pas dëmtimit, duket sikur është rikthyer më i fortë se më parë. Dy gola në dy paraqitjet e para me Seleçaon, duke u argëtuar dhe duke bërë tifozët të argëtohen me performancat e dhurura ndaj Kroacisë dhe Austrisë. Mbetet për t’u parë gjendja atletike pas katër muajsh ndalesë, por nëse do të vazhdojë kështu janë të gjitha indicjet për ta parë protagonist në Rusi 2018, edhe më tepër se në atë të luajtur dhe humbur për shkak dëmtimi katër vjet më parë në shtëpi. Gjithsesi sido që të shkojë janë aty për të dhënë një dorë Gabriel Jesus, Firmino apo Coutinho.

Protagonistët më të pritur, me përjashtim të Cristiano Ronaldos që shkoi me pushime, nuk kanë munguar në takimin me golin, por më e mira ende është larg. Siç është rasti i Kane (1 gol me Anglinë), por edhe Lewandowski (1 me Poloninë), Werner (1 me Gjermaninë) dhe Suarez që ndryshe nga Cavani, e ka gjetur rrjetën në miqësore, por vetëm nga pika e bardhë e 11 metërshit. Nga një gol për kokë edhe për “big”-ët e Francës si Griezmann, Dembelé dhe Mbappé.
Diskutim pak më ndryshe për Messin që ka firmosur 3 gola në një ndeshje, por ndaj një kundërshtari si Haiti që vështirë se mund të konsiderohet si një test i besueshëm.

Surprizat nuk kanë munguar gjithsesi dhe ndoshta mund të jenë një indicje për atë që pritet që shohim në Rusi. Ai që ndan skeptrin e bomberit me Lukakun është në fakt serbi Mitrovic, autor i tre golave, edhe pse të gjithë në të njëjtën ndeshje…. kundër Bolivisë. Ashtu si Neymar, portugezi Guedes në dy sfidat ku mori pjesë regjistroi dy gola, duke bërë më mirë se Andre Silva i cili u ndal vetëm me 1 gol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *