• |
ide | kryesore

Lirohen pengjet dhe arrestohet agresori në Paris

Planet



Pengmarrja e dy personave sot në Paris mori fund.

Fillimisht u raportua në media se tre persona ishin peng.

Ministri i Brendshëm i Francës konfirmoi se ata ishin liruar të martën në mbrëmje, pas rrethimit të godinës për disa orë.

Sipas policisë, një pengu iu hodh benzinë dhe u godit në fytyrë përpara se të arrinte të shpëtonte.

Pengjet e tjera gjithashtu mendohet se u është hedhur benzinë.

Një burim sigurie në vendngjarje tha se njeriu donte të fliste me ambasadën iraniane dhe qeverinë franceze. Ende mbetet për tu zbuluar se çfarë kërkonte pengmarrësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *