• |
ide | kryesore

Maurizio Sarri tek Chelsea me Hysajn me vete

Sport



Napoli e ka zëvendësuar tashmë Mauricio Sarrin – duke firmosur me ish-teknikun e Chelsea, Carlo Ancelotti – por nuk kërkojnë të dalin pa dicka në këmbim nga kjo histori.
Klauzola e Sarrit prej 7 milion paund përfundoi në 31 maj, por Napoli insiston të përfitojë dicka në këmbim nga Chelsea.
Sipas asaj që bën të ditur SportItalia, Napoli ka hedhur sytë nga David Luiz – i lënë jashtë projektit në Stamford Bridge nën drejtimin e Contes.
Luiz ndoshta mund të ketë një të ardhme me menaxhimin e ri të bluve, por nëse klubi i Serie A vazhdon në këtë ide, Sarrit do ti duhet të bëjë pa brazilianin.
Si pjesë e një tratative të komplikuar, me shumë drejtime, Chelsea bashkë me trajnerin e ri, do të mirëpresë edhe mbrojtësin e djathtë
Elseid Hysaj për të përforcuar skuadrën.
24 vjecari është beniamin i teknikut Sarri, që ka punuar me të edhe në kohët e Empolit dhe është emri i parë i sugjeruar prej tij, nëse zgjidhet si trajner i londinezëve.
Sarri pret ti ofrohet një marrëveshje tre vjecare, ose edhe një dy vjecare me opsionin për një tjetër vit, në Stamford Bridge.
Megjithatë, në Londër nuk është se Sarri nuk i duket një zgjedhje e shtrenjtë, ndaj dhe sipas medias në vend, ish-trajneri i Francës, Laurent Blanc dhe Luis Enrique po mbahen nën vëzhgim nga Abramovich.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *