• |
ide | kryesore

Merr fund procesi gjyqësor për Shullazin, më 26 qershor pretenca për grupin kriminal

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar sot procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe grupin kriminal të drejtuar prej tij. Prokuroria do të japë pretencën më 26 qershor 2018, ora 9:00.

Të pandehur janë Emijano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmano Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela. Ata akuzohen për kanosje për shkak të detyrës kryer në bashkëpunim si dhe për grup të strukturuar kriminal. Ata kërcënuan rektorin Mynyr Koni si dhe biznesmenin Ylvi Beqja, me qëllim që t’i merrnin hotel Vollgën.

Sot në seancë gjyqësore janë sjellë provat nga disa banka për çeqe të tërhequra e të thyera nga Beqja dhe Shullazi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *