• |
ide | kryesore

Messi apo Ronaldo, kush është më i mirë në Botëror

Rusi 2018, Sport, Video



Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Dy gjigantë të futbollit botëror. Dy lojtarë me stile diametralisht të kundërt, që padiskutim duhen shijuar. Dy yje që e kanë ndarë secili nga pesë herë trofeun e Topit të Artë në dhjetë vitet e fundit. Nuk janë përplasur kurrë në Kupën e Botës, por ngjashmëritë nuk mungojnë. Ndaj le të hedhim një vështrim mbi statistikat e performancave të dy armiqve më të mirë të Botërorit.

Fillojmë nga statistika më kryesore, goli. Si Lionel Messi ashtu edhe Cristiano Ronaldo kanë gjetur rrugën e rrjetës respektivisht në 5 dhe 3 raste në 15 dhe 13 ndeshje të luajtura. As njëri dhe as tjetri nuk kanë shënuar në fazën me eliminim direkt të kompeticionit. Për sa i takon tentativave për gjuajtje dhe atyre në kuadrat, dy sulmuesit kanë regjistruar të njëjtat shifra (19 gjuajtje, 7 në kuadrat) pasi kanë kaluar fazën me grupe, edhe pse argjentinasi ka lujajtur dy takime më shumë se homologu i tij në 2014, kur Albiçeleste u mund nga Gjermania në finale.
Messi më vendimtar, Ronaldo nervoz
Në total, Cristiano Ronaldo ka shënuar veçse një gol në të gjitha… 23,3 gjuajtjet, kundrejt një realizimi në çdo 10.8 tentativa për Lionel Messin, standarde tepër larg performancave të tyre në La Liga dhe Champions League. Dëshmi për mungesën e tyre të suksesit në Kupën e Botës, në mesin e futbollistëve që kanë shënuar të paktën 3 gola në kompeticion që nga viti 2006, dy lojtarët që kanë raportin më të keq gjuajtje / gola janë … Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Për sa i takon përfshirjes, një avantazh i vogël për Pleshtin, autor i 5 golave dhe 3 asisteve, vendimtar në çdo 158 minuta. CR7, nga ana tjetër, është përfshirë në një gol në çdo 223 minut, (3 gola dhe 2 asiste në 1114 minuta), rreth çdo 2 ndeshje e gjysmë.
Nëse vështrojmë edhe statistikat e tjera, lojtari blaugrana dominon thuajse në të gjitha kategoritë, që nga numri i pasimeve për ndeshje e deri te përqindja e gjuajtjeve në kuadrat për të vijuar me duelet dhe driblimet për ndeshje. Nga ana tjetër lojtari merengues dominon dukshëm për sa i takon gjuajtjeve dhe faullave të pësuar për ndeshje, statistika që nuk do të habisnin askënd. Gjatë Botërorit “Brazil 2014”, Lionel Messi e ka gjetur rrugën e golit në 4 raste në 7 ndeshje, ndërkohë që golat që priteshin prej tij (xG) ishin vetëm 2.05, pra një diferencë prej 1.95! Nga ana tjetërr, Cristiano Ronaldo nën nivel, duke shënuar vetëm një gol, ndërkohë që xG për të parashikonte 2.66 gola, pra një diferencë negative prej -1.66.
Kupa e Botës 2018 duket se është shansi i fundit i artë për dy protagonistët, që kanë ditur të zhvillojnë lojën e tyre për të qëndruar në majën e botës së futbollit (Cristiano Ronaldo është më aksial dhe finalizues, ndërsa Lionel Messi ka avantazhin e shpërthimit dhe përshpejtimeve të gjata). Gjithsesi përgjigja fillon që në 14 qershor në Rusi.

https://www.youtube.com/watch?v=y2qL_JOjnMw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *