• |
ide | kryesore

Ndrenika i lënduar: Rama më bëri atë që s’ma ka bërë njeri, më turpëroi para kolegëve…

Lajme, Të fundit



Artisti i Popullit Robert Ndrenika thotë se është ndier shumë i lënduar nga kryeministri Rama, kur nuk pranoi t’i jepte fjalën gjatë një takimi me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në Ndrenika tha se kreu i qeverisë “e turpëroi para kolegëve”.

“Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar, atë që ma ka bërë ai njeri, nuk ma ka bërë njeri deri më sot. Me turpëroi para kolegëve te mi, dhe 100 vetëve që ishin aty. Ishte shumë e rëndë për mua.” – u shpreh Robert Ndrenika në emisionin “Studio e Hapur”.

Pyetjes nëse është i dëshpëruar për shembjen e teatrit, Ndrenika pohon, ndërsa thotë se aty është krijuar gjithë kultura e Tiranës.

“Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.” 

Robert Ndrenika zbulon edhe pse Edi Rama nuk i dëgjon zërin aktorëve për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk na përfill ne. E bën me fodullëk, me mendjemadhësi. Mendoj se ai i shkel me këtë, edhe atë ministreshën që ka aty. Kë nuk ka fyer ai. Artistë të tjerë, mua. Hajde të ballafaqohemi, të ulemi të flasim. Ai grabitjen po e motivon me ligj, me parlament, që të justifikohen për grabitjen që duan të bëjnë. Sa i takon Teatrit ai e ka historinë e vet. Sa i takon ndërtesës duhet të flasin ekspertët. Mund të bëhet edhe kjo godinë, kështu si është. Me 10 mln euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer, dhe Tirana e meriton këtë gjë. Ka shumë mungesë transparence. Duhet të ulemi të bisedojmë, por me palë të tretë.” 

Lexo më tej: 

Detajet e skandalit/ Si po e përgatit Rama shembjen e Teatrit Kombëtar 

©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. 4 vjet deputet nuk fole nje here per teatrin, tani qe u erdhi veza, spo gjeni furrik, jo se rama eshte burri i mire , jeni pa byth, popull pa memorie.

  2. Profesor, je aktori yne me i madh. Sander Prosi dhe kadri Roshi jane kilometra pas teje. Por protesta nuk fillohet kur te vjen lumi te dera, por kur duhet paraprire…..
    Gjithsesi me more vone se kurre

  3. Robert Ndrenika mbaroi se qeni “artist” qe kur pranoi te behet deputet i kriminelit Sali! E kemi degjuar Ndreniken dhe te tjere kur fliste qe “na kane lene ne kete vrime teatri” etj etj! Te gjithe artistet e Teatrit Kombetar kane me shume se 50 vjet ,breza te tere,qe kerkonin nje teater te ri se i vjetri kishte rezik ti zinte brenda,ere te keqe, minj, pa quinta e shume ankime te tjera! Tani Ndrenika nuk flet si aktor por si politikan i Saliut! “do ta marre nje njeri thote dhe pronen publike”?! Aktori politikan i PD duhet te thote anen funksionale te teatrit qe ne vitet 70 kishim frike te shkonim! Plehra artiste qe rojne me taksat e popullit shqiptar! Saliniane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *