• |
ide | kryesore

“Ne si Partizani dy vjet më parë” – Përmeti i qetë për Skënderbeun

Sport



Vendimi i UEFA’s për të lënë jashtë listave të skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet Europiane Skënderbeun, nuk ka qenë i papritur në Korcë. Drejtori ekzekutiv I klubit bardhekuq, Ilirian Përmeti, ul tensionet në pritje të vendimit të CAS, duke bërë të ditur se situata mund të ndryshojë në cdo kohë dhe kujton Partizanin e dy viteve më parë.
“E prisnim një gjë të tillë, – pranon Përmeti – UEFA do të vazhdojë me programin e saj, ndërsa ne jemi të qetë për vendimin e CAS. Ka kohë për ti ndryshuar gjërat, nëse vendimi është në favor. Jemi në pozitat e Partizanit dy vjet më parë kur u thirrën për të na zëvendësuar, duke u ngjitur nga Europa League në Champions”
Skënderbeu pret tashmë vetëm vendimin e CAS, pasi ka humbur betejat ligjore me institucionet gjykuese të UEFA’s. Përmeti sqaron se vendimi mund të vonojë, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk ka një detyrim ligjor se kur duhet të kthejë përgjigje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *