• |
ide | kryesore

Paris, një person i armatosur merr peng disa njerëz (VIDEO)

Planet, Të fundit



Policia franceze është vënë në alarm, pasi një person i armatosur ne Paris ka marrë peng në një ndërtesë tre njerëz, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forca të shumta të policisë si dhe ambulancën në rrugën ‘Rue des Petites Ecuries’.

“Pengmarrësi pretendon se është i armatosur, por policia nuk e konfirmon”- ka raportuar radio franceze ‘Bleu’, duke shtuar se pengmarrësi ka kërkuar të komunikojë me ambasadën iraniane.

Policia franceze mendon se rasti nuk ka lidhje me terrorizmin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *