• |
ide | kryesore

Rrugë e lirë për Etrit Berishën, Atalanta blen Gollinin

Sport



Pierluigi Gollini është transferuar zyrtarisht tek Atalanta, që aktivizoi opsionin për blerjen e portierit, duke u larguar përfundimisht nga Aston Villa. Ky operacion i hap rrugën e transferimit të Etrit Berishës, që kërkohet nga Sampdoria, por që deri tani nuk i kishte bindur bergamaskët të privoheshin nga portieri i Kombëtares së Shqipërisë.
Gollini, 23 vjecar, ka kaluar 18 muaj i huazuar tek Atalanta dhe ka bërë vetëm 7 prezantime në të të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar. Pavarësisht se rrallë është preferuar përpara Berishës, italiani ka treguar potencial të mjaftueshëm për të bindur bluezinjtë të paguajnë 3.8 milionë paund për transfertën përfundimtare.
“Jam përpjekur të bëj më të mirën sa herë jam thirrur në cështje dhe jam shumë i kënaqur. Të transferohesha përfundimisht ishte objektivi im dhe është fitorja ime personale” ka thënë Gollini për Sky Sport Italia.
Me këtë lëvizje, Atalanta është e mbuluar në portë dhe mund të marrë parasysh negociatat për Etrit Berishën, pavarësisht se stabiliteti i treguar nga shtatlarti shqiptar do ti mungojë bergamaskëve në rast transferimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *