• |
ide | kryesore

Si po vjedhin pronarët e TV-vë në bashkëpunim me Ramën

1, Arkiva, Ide



Pronarët dhe drejtuesit e televizioneve private dolën nga klandestiniteti i takimeve në kryeministri me Edi Ramën, për t’u shfaqur me zë dhe figurë në një mbledhje në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Si në rastin e parë, ashtu edhe në këtë tubim publik, shqetësimi i tyre ishte i njëjtë: “si të grabisim xhepat e njerzve për të mbushur arkat e bizneseve tona familjare”.
Tashmë dihet kërkesa e tyre. Ajo është e thjeshtë. Dyfishimi i taksës që shqiptarët paguajnë për televizionin publik, gjysma e së cilës do të ndahet për Sandrin, Vjollcën, Irfanin, Yllin, Karlon e kështu me radhë.
Kështu, këta pronarë, shumica e të cilëve shfrytëzojnë një pasuri publike, frekuencat dhe licensat e trensmetimeve televizive, për të dizinformuar, për të bërë propagandë në favor të qeverive dhe të një kaste të privilegjuarish, që ndryshojnë krah sa herë ndryshon pushteti dhe që varrosin të vërtetat më të mëdha të këtij vendi, tani po kërkojnë të paguhen nga shqiptarët, me pretendimin se nuk i kanë ngritur televizionet për të vënë gjoba, për të lartësuar kulla, për të fituar tendera, por për t’i shërbyer njerzve.
Ironi dhe tallje më të madhe as që mund të imagjinohej. Por duke qenë se për këtë kam shkruar një herë (lexo poshtë) sot do të doja të ndalesha tek mënyra qesharake se si ata janë munduar t’a justifikojnë këtë grabitje ditën për diell.

Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët (natyrisht të mediave)!

Po të lexoje njoftimin e AMA-s vëreje disa argumenta kyce që rekeshin të vërtetonin se pse këto biznese private (madje familjare sepse të gjitha TV e vendit janë shndërruar në biznese të një famiiljeje të vetme që ka vënë edhe në drejtim, gratë fëmijët, vëllezërit, farefisin) duheshin financuar me paratë tona.
I pari ishte se ato kishin kosto shtesë si pasojë e dixhitalizimit. I dyti se ato do investonin më shumë tek gazetaria investigative.  I treti se duhej rritur besueshmëria tek publiku. Dhe i katërti, se duheshin ngritur struktura për të luftuar lajmet e rreme. (lexo njoftimin poshtë).

Takimi në AMA për ndryshimin e ligjit, televizionet private kërkojnë para nga fondi për taksën e televizorit

Pra, po t’i ndash në dy grupime të mëdha, ata pretendojnë të fusin duart në xhepin e taksapaguesve, e para sepse do t’i japin publikut një imazh televiziv me cilësor dhe e dyta se do t’i japin informacion më të plotë dhe më të besueshëm.
Të dy argumentet janë njëri më karagjozllëk se tjetri.
I dyti sepse gazetaria cilësore, pa “fake news”, me emisione investigative, me informacion të pavarur nuk është dëshirë, por obligimi i tyre. Për t’a përmbushur atë ata kanë marrë një të mirë publike, licencën dhe frekuencat që nuk i jepen gjithëkujt. Nëse nuk do e kryenin këtë mision, ata do duhej t’i dorëzonin ato. Të kërkosh dhe para shtesë nga xhepat e njerzve, vetëm me pretendimin se do të bësh detyrën, është krejtësisht absurde.
Po i tillë është edhe pretendimi i parë. Një imazh dhe zë më cilësor është një hop përpara në biznesin e tyre. Ata nuk mund t’i rrjepin para publikut për këtë. Sepse ndryshe edhe biznese të tjera si EHV apo Gjirofarm do duhej të kërkonin para nga taksat tona, sepse po e servirin sallamin dhe qumështin me një ambalazh më të mirë apo me një afat skadence të ndryshëm.
Por, problemi nuk është aq tek alibitë që ata përdorin, sesa tek akti që po përgatiten të kryejnë. Ky akt, me mbështetjen dhe frymëzimin e Edi Ramës, nuk ka asgjë më pak sesa tenderat, koncesionet dhe PPP më skandaloze që janë dhënë këto pesë vitet e fundit. Njësoj si ato, të gjitha udhëhiqen nga një devizë: pasurimi i një kaste të vogël, në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

I kryer nga një qeveri që erdhi në pushtet në emër të interesave të 95% të shqiptarëve të varfëruar nga 5 % prej tyre, ky është një skandal.

Por, kur pjese e kësaj farse bëhen edhe të gjitha mediat kryesore të vendit, që supozohen si një kundërpushtet që duhet të mbrojë interesat e publikut, atëhere skandali këtu rezulton te jetë bërë mullar.©Lapsi.al



12 Comments

  1. Te gjithe shqiptaret jane njelloj hajdute,edhe Saliu edhe Meta edhe Nano te njejten gje benin.S’ka asgje te re pervec se Bushati eshte jashte loje,nuk e pjerdh kerkush.Te jesh hajdut eshte ceshtje nderi,kjo eshte gjithcka.

  2. Hajdutlleku nuk eshte lajm te ne! Lajm eshte te kapet ndonje hajdut i kollarisur! O revolucion me dhune ose ikja eshte zgjidhja!

  3. ai vend ushqehet vetem me propagande se vende pune dhe ekonomi nuk ben dot. kam pershtypjen qe ti sdo ta shkruaje kete artikull nqs do ishe pjese e vjedhjes

  4. Me ne fund Bushat me ne fund e bere nje shkrim per shqiptaret, dhe jo per politikanet, shoket e tu analiso gjithologista, biznesmenet, etj. Shkrim i shkelqyer

  5. hahahaah, cfare sdegjohet ne kete vend hahahaha o sa kam qesh, o cfare niveli ka arritur ky vend hahahah

    per te qeshur apo per te qare ??
    … per te qeshur nga gomarlleku dhe idiotesia ku ka perfunduar ky vend ….
    …. per te qare se ku po degradohet ky vend ….dhe per vuajtjen qe do heqin shqiptaret nga vjedhja e rradhes e bandave —saktesisht nga sektori media-propagande-lavazh truri-diversion.

    medet!

    ose padet 🙂
    po vari qillon boni letrat per amerike/canada/asutrali/zelande e re/europe/ edhe ne kine…. ikni nje ore e me pare., nga syte kembet.

    le te rrije ne shqiperi sandri , mero gelbaza, kol sallaksi, fevzo uturaku , RTSH sllogaritet , me ramen, bashen meten berishen ne pension etj do kenaqen 7 dite te javes, 365 dite te vitit, nga emisioni ne emison, nga studio ne studio. nga qoka ne qoke, nga vjedhja ne vjedhja, nga diarreja ne diarre … nga njera ndeshje ne tjetren vari qillon

  6. O burra dita e byrekut me leke . Leke per te tere , vetem populli jo se nuk jep lajme . Karrojne keta kurva qe nuk votojne televizionet por populli.

  7. Te shikojme nese tani pas rritjes se Ujit, Burgut per Elektrikun, Gjobat ekstreme per makinat, Rritjes se Taksave komunale e shteterore, Taksave per plehrat e Skandalet per inceneritoret, rruget me pagese, Prishja e qyteteve, Droga sheshit etj etj..do ti votojne me ..Po I votuan, mbyllni gojen e rrini ne shtepi se shqipetaret keshtu e duan…Te shohim..!!!

  8. Lapsi
    Jeni te vetmit (duke perfshire edhe opoziten) qe po i godisni keta te pangopur (behet fjale per qeverisesit). Po blejne dhe shesin cdo gje, vetem per te mbushur xhepat e tyre dhe per te qendruar gjithe jeten e tyre (qe mos e pacin te gjate inshallah) ne pushtet. Edhe pse e keni demaskuar edhe me video fjalen e pambajtur per moratoriumin e ndertimeve, ata po vazhdojne te mbjellin kulla per qejf, duke ua dhene atyre qe mbajne ne black-out qytetaret, MEDIAS. Po punojne dite e nate (kemi 2 muaj pa gjume ne qe jetojme afer ish Muzeut te SHN dhe do te rrime edhe 53 muaj te tjere, se aq eshte leja e ndertimit) qe te zene rradhen per kullen tjeter. Dhe tek ish muzeu po nderton ish shefi juaj, Frangaj, miku i perjetshem i pushtetareve shqiptare dhe.
    Ju lutem, mos rreshtni se demaskuari keta plehra, te pacipe, te pafe’, te pangopur! Po na marrin jeten, maskarenjte. Nuk po degjojme qe te dale nje tjeter media qe te demaskoje demagogun shqiptar me te madh te te gjitha koherave, Veliajn. I ka blere te gjithe.

  9. Cfare shkrimi? Andi i di te gjitha! Po parate e apartamentit ne Vlore te Bashes o Andi? Po vilen ne Golem o Andi? PO vajtjen ne Opinion? Po ne Ylli Rakipi?! Pse u ndate me Lubonjen dhe kush ju ndau? Na i thuaj keto para se te shkruash idotizma qe lexohen dhe komentohen nga injorantet e PD dhe ta lapsi.al! Brrish dhe Andi nga komuniste u kthyen ne “demokrate”! Cfare plehrash?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *