Një “pushtim” i papritur nga bletët ka ndodhur në Ekuador gjatë një ndeshje të divizionit të dytë: të gjithë lojtarët janë detyruar të shtrihen në fushë duke mbuluar fytyrën me duar për 30 sekonda.
Momente paniku në minutën e 27 të takimit të divizionit të dytë ekuadorian mes Portovejo-s dhe Manta, e cila përfundoi në barazim 1-1. Papritur një koloni bletësh ka “pushtuar” fushën e lojës duke detyruar lojtarët të shtrihen në tokë barkazi ndërsa mbulonin fytyrën me duar për të shmangur pickimin.
Për fat të mirë fluturimi i insekteve ka zgjatur vetëm 30 sekonda pa asnjë pasojë për të pranishmit në fushë dhe afër saj. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë në stadiumin Reales Tamarindos. Diçka e ngjashme kishte ndodhur vitin e kaluar në Santa Ana (ku ndërhyrja e zjarrfikësve kishte qenë e domosdoshme), por edhe në 2016-ën në takimin mes River Plate Ecuador dhe Acuas. Në atë rast ndeshja u ndërpre për plot 8 minuta ku disa nga lojtarët dhe anëtarë të stafit teknik nuk i shpëtuan dot pickimeve të bletëve.
https://twitter.com/SozcuSkor/status/1005723907268206592?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Finvasione-di-campo-dapi-in-ecuador-partita-sospesa%2F1mq9ap9ut9tb31u4me69cmq9rp