Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e saj se nuk ka kthim pas në reformën në drejtësi.
Në prezantimin e EURALIUS V, projekt i asistencës teknike ligjore i financuar nga BE, që synon forcimin e sistemit shqiptar të drejtësisë, Vlahutin tha se ndryshimi kërkon kohë dhe se do të jenë të duruar për të parë rezultatet e kësaj reforme në vendin tonë.
“Euralius V është një mundësi mjaft e mirë për të siguruar implementimin e reformës në drejtësi. BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë.Të gjitha mund të arrihen vetëm me guxim dhe unë them le ta bëjnë diçka të tillë. E kam thënë që reforma në sistemin e drejtësiëë është një instrument mjaft i mirë për çështjet e sigurisë dhe le të besojmë se ndryshimi është i mundur. Duhet durim padiskutim por ajo që është e rëndësishme është se nuk ka kthim pas. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin në progres për të gjithë të ardhmen, që prokurorët dhe gjyqtarët të kenë më shumë kualitet në vendimet e tyre.” – tha Vlahutin.
lavirja numer 4 pas ina rames,edvin rames e mao luu ce dun esht serbja vllahutin.
Te jeshe eduruar moj qime kuqe,se nga e kuqe na e cuat ne te zeze. Te ka mbetur vetem lamtumira andaj na flet si gjeli maje plehut.