• |
ide | kryesore

Bushi sfidues, ndryshon strategji me Spanjën

Sport



Pas takimeve miqësore dhe barazimit me golin in-extremis të portierit Gentian Selmani, kundër Bjellorusisë, tekniku i përfaqësueses U-21, Alban Bushi, u shfaq krejt i qetë dhe sfidues në konferencën për shtyp. Në shtator, rinisin kualifikueset dhe ndeshja me Spanjën kryesuese është një mision i vështirë, pavarësisht se Bushi e ka një strategji.
“Ne kemi dëshirë të mbajmë topin, kemi bërë lojë të tillë nga e para te e fundit. Por me Spanjën do të mundohemi të luajmë ndryshe, kemi kohë deri në atë ndeshje, – paralajmëroi Bushi. I kemi studiuar dhe e dimë që ata kanë siguruar kualifikimin. Për atë ndeshje do të mundohemi të afrojmë lojtarët me të mirë, do të marrim të gjithë ata që nuk do të grumbullojë Panuçi. Rezultati nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të bëjmë lojë të mirë”.
Në Grupin 2 ku kryeson Spanja me 18 pikë, kuqezinjtë e rinj pozicionohen në vendin e 5 me 6 pikë, duke lënë pas në 7 ndeshje të luajtura Estoninë.
Tekniku ka bërë analizën e tre miqësoreve të luajtura në këtë periudhë, atë të humbur me Bosnje Hercegovinën dhe dy kundër Bjellorusisë me një fitore e një barazim, duke u shprehur i kënaqur për prezantimin e lojtarëve që i kishte dhënë besim.
“Lojtarët që erdhën nga jashtë kaluan testin, janë shumë të tillë që do të jenë e ardhmja e Shqipërisë, do të jenë faktorë në eliminatoret e ardhshme. Edhe klubet ku luajnë janë elitare, shumë të mira ku kanë mundësi të luajnë, siç kanë bërë, kjo është e rëndësishme, që lojtarët të luajnë sa më shumë”, deklaroi tekniku që ka kujtuar edhe problemet me sulmuesit, por edhe ka vlerësuar rritjen e kampionatit shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=CKqbk7mX7IU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *