• |
ide | kryesore

Debati për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro bojkoton komisionin, Ndrenika: Duhet të nisë lufta!

Lajme, Të fundit



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, por dhe aktorë të njohur ishin në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik për të thënë fjalën e kundër kundër shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Përfaqësues i kësaj aleance lexoi dhe një letër të hapur drejtuar presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare. Por në këtë komision nuk ishin të pranishëm deputetët e mazhorancës.

Artistët kërkojnë që Kuvendi të mos pranojë ligjin në Parlament në mënyrë që Ministria e Kulturës dhe Institucionet e tjera përgjegjëse të nisin punën për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në interes të të gjithë grupeve të interesit dhe të interesit publik në tërësi.

Artistët paralajmërojnë se nëse deri ditën e Premte nuk kanë një reagim mbi këto kërkesa atëherë trupa teatrore, artistët, aktivistët, dhe qyettarë të lirë legjtiimohen të uzurpojnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimenta si të vetmen formë që zëri i tyre të dëgjohet.

Ndërkohë aktori i njohur Robert Ndrenika u tregua më i ashpër. I indinjuar nga bojkoti i deputetëve të maxhorancës, Ndrenika tha se është koha për të nisur luftën për të mbrojtur teatrin: “Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjonit. Personalisht do të doja të ishte dhe pala e deputetëve të PS-së. Mospjesëmarrja e tyre tregon se duhet të nisë lufta. Unë erdha me mëndjen që të flisja dhe të arsyetonin me ta. Ata nuk vijnë fare. Nuk di ç’të të them. Di tu them, PPP në këtë rast me teatrin kombëtar dhe tokën është shqeto vjedhje e grabitje, për këtë jo unë vetëm, por ta analizojnë të tërë: Një përparësi që i jepet një firme. S’na dëgjon kush, s’na përfill kush, na braktisin”



7 Comments

  1. As ka pike dyshimi qe te premten do shihet vrima e miut qe do kapi Kelliera e drogume, I nderum ikona (Jo vetem si aktor) Ndrenika!!!
    Kujdes,
    TEatri & Liria do mbrohen, nuk eshte uzurpim.
    V.o
    Ceshtja ‘Teater’ nxorri ne pah tere zhganin e hajnave lekureshitur e perballe ketij moçali kuterbues
    (U largova nga moçali ene ne te shkrume)
    MALI ‘Ndrenikeve’ I qytetareve te vertete!!.
    Nderime gjithe Ndrenikeve, qofshin me nder!!, Tirona

    Ndjese per pytjen:
    – Mos na ka gjet gjo at sazangurin mor Amani!!
    Se thane u percellu ne inçinerator I mjeri bashke me ate tjetrin…
    ( kurjoz vec per cmimin)

  2. Mos u dorezoni si minatoret qe ju moren minierat apo naftetaret qe skane as rroga,njelloj eshte kudo,shteti eshte nje lope qe e mjelin cdo dite te gjithe.Edhe ne jemi me ju por edhe ju jeni me ne.

  3. aty ke qene o bert deputet pse nuk ke thene nje fjale per teatrin e artistet, apo tani si pensionist po ben heroin.si artist te heq kapelen, si njeri paske qene negativ. teatri i vjeter te restaurohet se ka brenda legjendat e kombit. edi drama po te jete burre te bej teater te ri , eshte e thjeshte fare. po nuk e duan ate vend o njerez……..

    1. O idiot rilindas ,por edhe injorant, Në kohën kur ka qenë deputet i madhi Ndrenika nuk ka ekzistuar asnjë problem me teatrin, por ju plehrat rilindas keni modele edvin drogën, roshin, bushin bardhin ndreun e shumë plehra të tjerë rilindase që po jua qijnë nderin ju këlyshve që u shkoni mbrapa.

  4. Kapexhiu kur ishte rektor i Institutit te arteve,e leshoi gjithe godinen me qera dhe sot bertet per asgje.Trima te skaduar si Imami etj Jane per perralla

  5. Te me falin aktoret e nderuar,por do ju beja nje pyetje:

    Kur Teatri Kombetar u kthye ne salle BIXHOZI ku ishit fshehur ju??????

    Apo Deputet ne sallen e kuvendit?dhe secili prej jush perfitonte nga 5000mije lek(reja) ne muaj nga Pronari .

    Ndjese Zoterinj,nuk keni moral per te diskutuar sot,sepse e keni shitur veten .Tani heshteni se nuk eshte prone e juaj Teatri Kombetar,por vendi i punes suaj.Kjo eshte prone e publikut,i cili e di me mire se ju se cfare duhet bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *