• |
ide | kryesore

Debati për Teatrin, të gjithë kundër Ramës: Projekt mafioz që duhet ndalur

Kryesore, Lajme



Tentativa e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, përmes një ligji të posaçëm i cili do të kalojë tinëz në Kuvend me votat e mazhorancës, po gjen kundërshti të madhe jo vetëm nga artistët, por edhe nga opinionistët në vend. Lapsi.al sjell përmbledhtazi qëndrimet e Artan Fugës, Mark Markut, Agron Gjekmarkajt, Andi Bejtes dhe Mustafa Nanos. Në shkrimin ‘Teatri i turpit kombëtar’ te ‘Panorama’, Mark Marku e cilëson tipik mafioz projektin e qeverisë. Ai thotë se Rama dhe Kumbaro e dinë shumë mirë se shembja e godinës së teatrit është një marrëzi, teksa sjell shembullin e Teatrit të Komedisë në Paris, një godinë modeste, që vazhdon të qëndrojë aty mes kullave të larta.

Të shembësh Teatrin Kombëtar dhe t’ia japësh për të ndërtuar kulla një ndërtuesi është thjesht një krim, një rrugaçëri kulturore, një bjerrje e vetëdijes intelektuale, një degradim moral e s’di çfarë të them tjetër, pasi gjuha shqipe është ende e varfër për t’i shënjuar lapërdhi të tilla”, thotë Marku. Ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj, shprehet se ai hyn në atë takëm njerëzish që “s’ka as thelb, as përmbajtje” dhe se jeta për të është ‘pema që mbjell vetë përpara kamerës’.

“Ata e dinë ç’po bëjnë dhe s’kanë as një dyshim për këtë: në i lëntë shoqëria shqiptare, do ta bëjnë”, shkruan Marku, teksa po bën thirrje për rezistencë dhe rrethim të Parlamentit, në mënyrë që deputetët të mos kenë nga të futen. “Dhe nëse qytetarët nuk i mbështesin, atëherë bëhet e qartë se kjo shoqëri nuk e meriton Teatrin, le ta gëzojë estradën qeveritare”, e mbyll shkrimin Mark Marku. 

Për Agron Gjekmarkajn kjo që po ndodh me Tetarin Kombëtar është një tragjikomedi që po luhet në oborrin e asaj godine. Njësoj si Mark Marku, edhe Gjekmarkaj drejton gishtin nga kryeministri Edi Rama, ministrja Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Këta dy të fundit thotë Gjekmarkaj, përgatitën projektligjin famëkeq “që i saldon ata në krah të interesave të Edi Ramës dhe i vendos si askend tjetër kundër artistëve, njerëzve të kultures e kujdo që respekton dicka nga tradita e këtij vendi”

“Edi Rama nuk ka fuqi ta mbajë mbi vete këtë. Ai do ta ndajë këtë përgjegjësi të turpshme me parlamentin duke i bërë të gjithë, bashkëfajtorë! Edi Rames i intereson nomadizmi, një vend pa kujtesë, pa kritikë që ti sundojë më lehtë shqiptarët. Si mund të pretendosh integrimin ne Europe kur shemb të vetmin Teatër Kombëtar?”, thotë Gjekmarkaj në analizën e tij të botuar te ‘Panorama’.

Gjekmarkaj, përveç reagimit qytetar kërkon edhe politizim maksimpal të kësaj çështje prej opozitës, për t’i dalë në mbrojtje Teatrit Kombëtar. “Opozita duhet të mobilizojë qytetarët. Këtu nuk kemi një audiopergjim që pret ekspertizë, kemi një grabitje, një dhunë të hapur e cila me vendosmëri mund të ndalet”, shprehet Gjekmarkaj.

Profesor Artan Fuga, tentativën për prishjen e Teatrit Kombëtar e shikon në një kënd më të gjerë sesa thjesht prishja e një godine. Sipas tij, Teatri Kombëtar si përmbajtje është i marrë fund për shkaqe të ndryshme që ai i analizon në shkrimin me titull ‘Shkallmimi i Teatrit: Psikanaliza e një vetëvrasje kolektive’, botuar te ‘Panorama’. Fuga shkruan se radha e shkallmimit të ndërtesës së teatrit, po vjen pasi janë shkatërruar një sërë vlerash paraprake.

“Ndërtesa e teatrit është hallka e fundit simbolike e një sistemi shkatërrues që na ka pllakosur ndër vite. Ndërtesa e teatrit është rënia e fundit. Shkallmimi i fundit. Ra arti shqiptar, ra drama shqiptare, ra trupa e aktorëve, ra kultura artistike e popullsisë, ra qyteti duke u kthyer në fjetore e vend ndihmash sociale, ra arkitektura dhe vlerat e së kaluarës, ra trashëgimia kulturore. Tani duhet të bjerë edhe ndërtesa e teatrit, sikurse bie një kokërr mollë pasi ke prerë trungun e pemës dhe degët që e mbanin”, shkruan Fuga, duke theksuar se ndërtesa e teatrit paguan haraçet e dramës së teatrit, e teatrit si art skenik”

Në vijim të analizës së tij, Fuga shikon një urrejtje të politikës ndaj teatrit.

“Ndërtesa e teatrit tërheq mbi vete inatin me teatrin, sepse arti skenik prodhon plastikë individësh të adhuruar nga turmat. Inkoshienca e politikanit e do këtë, të luajë vetëm në skenat e vendit. Skena e mitingut të mos konkurrohet nga skena e tetarit, nga auditorët, të mos brohorasë tifozi futbollistin në fushë. E gjitha do të ishte një energji e ikur kot politikisht. Prandaj ka një urrejtje simbolike që përplaset te muret e dobëta të ndërtesës së teatrit, e cila në fakt paguan inatin kolektiv politik kundër teatrit”, vijon shkrimi i tij.

E megjithatë në fund ai tregohet optimist duke thënë se pavarësisht të gjithave askush nuk do të jetë në gjendje ta shkallmojë ndërtesën e teatrit. Në dallim nga Marku dhe Gjekmarkaj, Fuga nuk bën thirrje për rezistencë apo protesta.

“Unë nuk besoj se ka nga ata që e përballojnë fajësimin që sjell kënaqësia e çastit për ta fshirë nga fusha pamore diçka që sjell trauma të papërballueshme. Me gisht do të shënohej kushdo që do ta ndërmerrte atë akt jashtë kontrollit të arsyes. Dhe në gjunjë do të binte duke qarë me lot, pa mundur më të riparonte atë që u shkatërrua, pikërisht se ka ngjizur kombin dhe që simbolizon demokracinë. Atë që me heshtjen, ndoshta me amiantin e vet, na tregon se kush jemi e nga se vuajmë”, përfundon Fuga.

Gazetari Andi Bejtja, në shkrimin me titull “Beteja për teatrin, betejë mes civilizimit dhe barbarisë”, botuar te Lapsi.al shkruan ndër të tjera se rezistenca për të ndaluar prishjen e teatrit është më shumë sesa prishja apo rindërtimi i një godine. Ai thotë se kemi të bëjmë me një betejë midis civilizimit dhe barbarisë.

“Sot, kjo betejë, edhe pse deri tani ka pak njerëz të përshfshirë në të, është një betejë historike dhe historia ka vetëm dy anë: o me civilizimin o me barbarët. Sot Sqhipëria nuk ka as të majtë, as të djthatë, as qendër, sot o je me civilizmin o je me barbarinë. Mund t’i shpëtosh gjykimit të historisë sot, por askush nuk ka për t’i shpëtuar nesër. Sot ke vetëm dy rrugë për të zgjedhur o të jesh qytetar o barbar”, shkruan Bejtja.

Mustafa Nano është i mendimit që Rama e ka ndarë mendjen për ta çuar deri në fund idenë e tij për shembjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e dy kullave, por ai i sugjeron se duke e tepëruar me skemën e partneritetit publik-privat, do të thyejë qafën. Për Nanon ideja e ndërtimit të një teatri të ri është tërësisht jo transparente.  

“E gjithë kjo punë po bëhet me ngut, si fshehurazi, si për inat, si për një karshillëk. Kështu ka nisur qysh në krye të herës, qysh me lajmin se ndërtesa e Teatrit Kombëtar do shembet e në vend të saj do ndërtohet një tjetër. Pastaj erdhi konferenca për shtypin që organizoi Kryeministri Rama, në të cilën publikut iu hodh syve një projekt i Teatrit të ri. Nuk u mor vesh se nga mbiu ai projekt, pse ish bërë, për sa kohë që askush nuk e kish kërkuar. Nuk u mor vesh se ku është ai projekt, pasi askush nuk e ka parë me sy, nëse përjashtojmë një karabiná që është parë nëpër portale”, thotë Nano në një intervistë për ‘Tema Tv’, duke theksuar gjithashtu se deri më tani Edi Rama s’ka denjuar as të presë në një takim protestuesit për teatrin.  

Formën e PPP-ve, thotë Nano, njerëzit e perceptojnë si një “ortakëri ilegale mes qeverisë e biznesit për të bërë një shpërndarje të pilotuar të ca parave publike në duar private”. Duke komentuar kullat që do të ngrihen në atë zonë, Nano shprehet se “Rama kërkon të mbetet në histori si krijuesi i një qyteti tjetër, i një monstre në fakt, sepse e tillë është Tirana e krijuar prej tij, një monstër, një Frenkenshtein që të kall datën. Po t’i shtojmë këtij qyteti edhe shtatë kullat, Frenkenshteini bëhet edhe më i frikshëm. Është qyteti më i shpifur në Europë”

Sa i përket rolit të Erion Veliajt, në shembjen e teatrit, Nano thotë se ‘ai i atashohet vullnetit të Ramës. Verbazi. Me entuziazëm’, kur vjen puna tek vendimet e mëdha. Sipas Nanos, Veliaj as që e çon në mend t’i kundërvihet Edi Ramës. Në dallim nga Gjekmarkaj që i bënte thirrje opozitës ta politizonte këtë çështje, Nano është i mendimit se opozita mund të jetë e “përfshirë kokë e këmbë në këtë biznes dhe për ta fshehur këtë gjë, bëjnë sikur janë të shqetësuar”. Ai shton se qëndrimet e opozitës vetëm sa kanë bërë pis protestën e aktorëve, duke mbajtur larg protestës shumë njerëz.

Nano bashkohet me Gjekmarkajn kur thotë se kjo është një bëmë e madhe, përgjegjësinë e së cilës Rama nuk do ta mbajë vetë, prandaj po e çon ligjin në Kuvend. Ai shprehet i bindur që deputetët e PS-së do ta votojnë dhe se kjo është tashmë një çështje e mbyllur.

“Vetëm një protestë e madhe civile, qytetare, mund ta bëjë Ramën ta kthejë mbrapsht vendimin e tij. Mirëpo, nuk shoh që një protestë e tillë të ndodhë. Këtu është vrarë njëherë e mirë ideja e protestës civile”, shprehet Nano.

© LAPSI.al 



19 Comments

  1. Ne fakt vetem Muci, i cili tenton te ruaj here pas here nje fije distance nga Rama, ka thene nje gjysem llafi kundra nga grupi i gazetareve te tij.

    Ceshtja e teatrit, ashtu si cdo PPP, nuk ekziston fare per njerez si Nazarkot, Mero Baze, Vangjeli etj.

  2. Po o shpellari Mark Marku, ndersa jeta e Erion Veliaj eshte te mbjelli peme ti dhe kudo ku shkel kemba e rraces tende thahet edhe bari.

  3. Pemë dhe jo vetëm. Shitësi i kahershëm i fiqve, sot ndihmon në shitjen e truallit publik për të mbjellë kulla. Doemos, e ka pasqyrën ku të shihet e të mësojë marifetet.

  4. Si e do ,me lesh apo lesh ? Bereqavers si ta kesh tha Nastradini.Keta rrugace e shkaterruan tere shqiperine dhe tani po i vjen keq per teatrin.Figurat si Roshi etj iken si per nje cope buke,askush nuk cau bythen.I shiten te gjitha ,edhe hekurat e bunkereve,shinat e trenit,tankset dhe gomeret – o burra kush te grabisi token dhe tani na marrin rolin e filantropit.Zero me xhufke nga keta rrugace poltikane dhe gazetare,civile dhe shkollare..bejne sikur qajne per kulturen..edhe Qerimi i violines vdiq si lypes i lokaleve.Edhe Veli mamaja ,edhe Rama,edhe Basha(qe bleu dhe detin ne Vlore) edhe mafiozja familje ,as qe e rruajne per kete “Theater”.Edhe nqs nuk prishet tani,prap se prap mbas pak kohe do tja gjejne dermanin.Kot lodheni ,jemi ne gjakun e te pareve,hajdut dhe kacak,per kete na mban mend e gjithe bota.

  5. Muçi infiltrohet si kali i Trojes ne kete beteje, me synim mospershkallezimin e situates drejte grupeve te tjera te interesit!! Loje e vjeter kjo Albi_I. Dhe ne fund e mbyll me frazen e zjarrfiksit, qe ketu ka vdekur protesta civile, nderkohe qe kjo kauze ka nevoje per nxitje..

  6. Të tërheq vëmendjen fakti se në këtë shkrim për problemin e prishjes së Teatrit Kombëtar, nuk sillet mendimi i aktorëve të shquar shqiptarë si Ndrenika, Kabashi, Asqeriu etj. me emrin e të cilëve është e lidhur historia e këtij Teatri, por prezantohen “mendimet” e Muç Nanos si përmbyllje e shkrimit.
    Të tërheq vëmendjen gjithashtu se në vlerësimet e këtij problemi nga këto “koka” të mendimit “intelektual” shqiptar, prishja e këtij Teatri meret si një ngjarje e veçuar, sikur e gjithë e keqja e qeverisë Rama, na qenka vetëm qëndrimi ndaj Teatrit Kombëtar, e vëmendja e opinionit publik duhet përqendruar se a duhet apo jo të protestohet kundër prishjes së Teatrit.
    Në fakt, ky veprim i Ramës me Teatrin, është vetëm një nga shkaqet se përse shqiptarët duhet të protestojnë kundër tij, por për Ramën shqiptarët duhët të protestojnë qoftë edhe kundër retorikës harbute me të cilën ai komunikon me të gjithë.
    Duhej të mjaftonte vetëm cilësimi i tij harbut për mediat si kazanë plehrash, që të gjitha mediat shqiptare të protestonin njëzëri kundër këtij kryeministri.
    Duhej të mjaftonin edhe talljet e aroganca e tij me qytetarët e thjeshtë kur ata sjellin shqetësimet e hallet e tyre, që në protesta duhet të dilnin pjesa dërmuese e shqiptarëve.
    Duhej të dilnin e të protestonin edhe policët e thjeshtë që rrezikojnë jetën e tyre në luftën kundër krimit, kur shohin se kjo qeveri kërcënon e ndëshkon ata që i vijnë në ndihme kësaj policie me denoncimet e tyre.

  7. Lereni debatin se spo na ndien por mbajini syte hapur dhe shikoni a i fali det grekut.Nqs e ka bere kete gje te shkojme ta djegim te gjalle

  8. Kush jane te “gjithe”,ndoshta titulli i shkrimit duhej te ndryshohej ne “disa” se te gjithe ja rruajme Rames,per sa kohe do te kemi nje opozite te paafte .Neser nqs votohet Rama fiton prape,sepse “te gjithe” duan kete Rame dhe jo kastravecin Basha apo opingaren e presidentit hajdut.

  9. Teatrin s’ka k…
    ta shembi Kellira E drogume!!, Malit te Ndrenik, Asqeri, Mirush etj etj.
    I ben mashalla Xhambaz-Sharlatani ne fron
    Bashke me ket makut- Sharlatanin ne prite, lali Mortja qe I thone, ky I dasmes me fiqte e s’emes….se ajo ku kumbar- KRV – si e komplimenton shefi
    osht vec nji qenef kuterbues…

    Ama kjo ceshtje
    nxorri çipllak
    gjithe aktore & faktore- Kellirat, sorra e hijena,
    Zot,
    nji benefit i madh ne kohen e duhur!!!U pastru veni nga nji shtrese ndyresie.
    Jo cdo e lige vjen per te keq!!!.

    1. po re po, po ne momentin qe prezanton dicka qe ngjan me nje projekt tjeter e kombinuar me rrugzgjidhjen e famshme te PPP qe kalojne vlerat imateriale te vlerat materiale ateher per ca k**** po flet o derrzi ? Kjo e lig vlen per te mbuluar ligesi te tjera kshuqe me mire ta mbajme ti behet model cdo injoranti qe ju eshte rrit mendja, sidmomos ketyre rilindasve njeher qe te hapin barkun me intelektualaocirmoacmroaiurc pordh me rigon

  10. Ky muqnano a osht qorru apo….
    kur provokon: UuuuuNE proteste s’shoh?!

    Per mu po shklyn gavat
    per naj …provokaqe

  11. Sa ‘qejf” te mos lexosh artikujt e Andi picirukut! Sa “qejf” te lexosh komentet e gjysem injoranteve te Laps.al! Erresira e Vicidolit ndricon keta idiote te lindur! Si ka mundesi qe keta “artiste te deshtuar” nuk duan teater te ri?! Sepse jane medioker! Aftesia profesionale do te duket me te riun! Mediokriteti i bashkuar me Saliun jep frutet e terheqjes prapa qe keta njerez pa intelekt kerkojne te bejne!Te rroje nipi i Hysniut qe saliu e beri demokrat,qe i boton komentet e njerezve qe nuk dine shqip!

    1. I vetmi injorant ne kete mes eshte dikush qe nuk di fare te arsyetoje si e pse po e mbron kete projekt, pervecse te perserise disa klishe te tipit “Saliu”, “Vucidoli” etj.

    2. Dhe fituesi i kupes “militanti qorr i ripjelljes” eshte….i paemer 2. Cmimi mund te terhiqet cdo dite tek godina e PS nga ora 17.00-19.00

  12. Nese ka qorra keta jane Lapsi.al dhe injorantet komentues qe shajne pa ndonje arsye te vecante por vetem sepse keshtu ju thote ‘udheheqesi historik i PPSH enver hoxha me falni saliu! Keta njerez te ardhur nga “vicidoli” nuk e duan te rene duan kanunin e saliut!

  13. O ti i pa emer ; E ke thene vet ;i paemer dmth nuk egziston! Per ju llumrat e diktatures te gjithe geget jane shpellare, o qelbesire sikur ju jeni nga parisi o kalyshe koperativash te zene ugareve, nga ata qe ju i quani baballare! Mos me thoni qe po komentoj shpesh e ta ul pak ritimin sepse nje pergjigje per nje thenie pa sens ka nje pergjigje me sens: Pa me rruani nje çike bithen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *