• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u vra politikani me plumb pas koke duke bërë një selfie

Lajme, Të fundit

Një politikan meksikan, aktiv në çmontimin e krimit të organizuar u qëllua për vdekje, ndërsa ai po bënte një selfie me një nga mbështetësit e tij.


Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedra Negras, u vra të premten pasi kishte marrë pjesë në një debat në Kongres.


Ngjarja tronditëse është fiksuar nga kamerat e sigurisë që tregojnë një burrë me mjekër dhe me kapele që ecën prapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës.

Purón vdiq rrugës për në spital. Ai u bë i njohur për punën e tij duke luftuar kundër aleancës kriminale “Los Zetas”.

Purón i cili ishte babai i një fëmije kishte folur për punën e tij duke luftuar bandat ndërsa kishte funksionin e kryebashkiakut nga 2014 në 2017.

Vdekja e Purón e bën atë kandidatin e 112-të politik të vrarë në Meksikë që nga shtatori i vitit të kaluar.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu