• |
ide | kryesore

Flor Binaj zhvendoset në një tjetër televizion

Paparazzi, Slider



Flor Binaj, ose siç rëndom e quajmë “polici i Portokallisë” duket se këtë verë ka vendosur të eksperimentojë dhe ta çojë karrierën e tij në një tjetër drejtim.

Siç e dimë, ditën e nesërme nis maratona një mujore e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe të gjithë televizionet “kanë ndezur motorrët”  për të përdorur të gjitha asetet e tyre sportive në mënyrë që shikueshmërinë ta kenë të garantuar.Sipas burimeve të Blitz.al, Flor Binaj do të zhvendoset në ekranin e “TVSH” këtë periudhë, ku së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin e cila është ish bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili dhe ushtron profesionin si modele, do të drejtojnë emisionin kryesor të mbrëmjes në “TVSH”. Sigurisht emisioni do t’i dedikohet tërësisht ndeshjeve kryesore që në shumicën e rasteve janë ato të orës 21:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *