• |
ide | kryesore

Grabitet Piramida, hajdutët u futën për të marrë skrap, policia arreston një nga autorët

Lajme, Të fundit



Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ose e njohur ndryshe si “Piramida” u sulmua të martën nga disa persona që kishin hyrë për të vjedhur. Piramida është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ndërsa një pjesë e mjediseve të saj është në përdorim nga televizioni Top Channel në bazë të një kontrate qiraje.

Policia arrestoi një nga autorët, i cili dyshohet të ketë vjedhur disa kallbo elektrik duke shkaktuar avari në rrjetin e furnizimit me energji në ambientet dhe disa nga zyrat e Top Channel dhe “Top Albania Radio”.

Personat e pautorizuar kanë shfrytëzuar amortizimin e godinës në pjesën që menaxhohet nga autoritetet shtetërore për të depërtuar deri në mjedise të thella. Ata kanë thyer edhe një kamera sigurie të vendosur nga shërbimi privat i ruajtjes fizike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *