• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave, Gjermania s’ka vendosur ende: Në Shqipëri është problem korrupsioni

Lajme, Të fundit

Qeveria gjermane ende nuk ka marrë një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por Christian Lange, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, thotë se Berlini do të shprehet në kohë për takimin e Këshillit Europian, programuar për më 28 qershor.

Në Ekzekutivin Federal të Gjermanisë, Lange është në rangun e një zëvendësministri të Drejtësisë. Në takimin që pati me gazetarët në Tiranë, ai mohoi kur u pyet nëse çështja Tahiri është kusht për të marrë PO-në e Berlinit zyrtar.

“Nuk është e zakonshme që rastet e veçanta të kthehen në kusht për projektet europiane”, u shpreh Christian Lange, Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Lange është edhe deputet në Bundestagun gjerman. Ai u distancua nga deklaratat e numrit dy të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Ëaderphul, që duke e gjykuar ministrin e Brendshëm Xhafaj në kushtet e konfliktit të interesit, kërkoi largimin e tij.

“E kam dëgjuar deklaratën e kolegut. Gjermania nuk e ka tradite të mbajë qëndrim për çështje të brendshme të vendeve të tjera dhe kjo deklarate më ka surprizuar. Më duhet t’ju them se nuk është praktikë e Gjermanisë që të mbajë qëndrim për çështje të politikave të brendshme të shteteve”, thotë Christian Lange.

Ai vuri theksin te lufta ndaj korrupsionit, fenomen për të cilin tha se i janë ankuar edhe investitorët gjermanë në Shqipëri.

“Ka ende punë për të bërë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë sidomos në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni mban peng te gjitha shtetet demokratike dhe duhet të jetë në qendër të betejës. Ai lufton demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Investitorët gjermanë që takova më sollën në vëmendje që problemi kryesor që kanë është korrupsioni”, shprehet Lange.

Sekretari gjerman i Shtetit në Ministrinë gjermane të Drejtësisë, mbrojti reformën në drejtësi, duke theksuar se në një fazë kalimtare është normale që të dalin edhe pengesa. Për Berlinin, reforma në drejtësi është i vetmi kusht theksoi Christian Lange, ndërsa kërkoi që Vettingu jo vetëm të vazhdojë për të ecë me ritëm më të shpejtë./tch

7 Comments

  1. ca shkerdhatash keta gjermanet, te korruptuar se ska mundesi. Po si mer guxoni te thoni qe ka korrupsion ne Shqiperi. Ne Shqiperi ka vjedhje diten per diell dhe trafik droge, korrupsioni eshte i fundit. Ne menduam se bojaxhiu ja kishte prish mendjen halla Merkelit ca beni keshtu se do merziten rilindasit

  2. Po shkruaj or Herr Lange ne portalin “Per Shqiperine qe duam” bashke me gjermanet e tu biznesmene dhe ja u zgjidh KM yne problemin per 10 dite.Dhe mbase na hapni dhe negociatat pasi 10 diteshi eshte para dates 28 qershor kur ju do vendosni per negociatat.

  3. Te jeshe kunder qeverise eshte jo vetem normale por edhe sfide ,por te nuk mund ta kuptoi dy pronaret dhe stafin e ketij portali si mund te jene kune kunder hapjes se negociatave? Eshte vertete apsurde dhe qeshasrake kur lexojme se si pushtetaret dhe lideret gjerman kerkojne te burgoset Tahiri e te dorhiqet Xhafaj,thuase tere politika gjermane merret me akuzat e opozites shqiptare dhe gjithe Europa nuk bejne gje tjeter vetem merren me betejat politike pozite -opozite te Shqiperise.Vertete mendoni ju se deputetet gjermane e njohin Babalen,Lulin,Xhafajn,Tahirin dhe e percjellin kete rrokopujen e telenovelave shqiptare?Ore per ata hapja e negociatave eshte rutine dhe as palla nuk ju hane kush do te qeverise Shqiperine.

    1. ti qenke m.ti nga shtutgarti,kujton ti se gjermani ulet me ramen e xhafen tash bashk.por ja qe ju krymbat e qenefit srtalin kur nuk u mbushet mend.

  4. Duhet kuptuarmire tentativa e mashtruesit kryeminister, se po mundohet me mish pa kocka, e shpirt shejtani se gjoja i qane shpirti per europen. EUROPA nuk mund te pranoi ne mes te zhvillimit ,, prapambetjen, mes drejtesise pa drejtesine, mes sinqeritetit te pranoi mashtruesit perbindesha te rilindjes, andajpretendimet se e pengon opozita jane fasade e politizim. Me kete qeveri hajdutesh e drogemenesh do kemi vetem filma me ze e pa ze. Mjere populliqe nuk di ku,e nga te shkoi nga drejtimi qe i kane bere keta pushtues e bije komunistesh.Koha e maskarenjeve,,,,,,

  5. o gjermono jepi i dore atij kodosh poplli fukara, korupsioni ka 30 vjet o bo muti mullar nuk ka bir kurve e skavator me e shkul.se ka ardh atje ku sba mo…..po qien me nji byrek me gjize.

  6. o gjermono jepi i dore atij kodosh poplli fukara, korupsioni ka 30 vjet o bo muti mullar nuk ka bir kurve e skavator me e shkul.se ka ardh atje ku sba mo…..po qien me nji byrek me gjize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu