• |
ide | kryesore

Jay Z dhe Beyonce suprizojnë fansat, dhurojnë bileta

Paparazzi, Slider



Ata kanë bashkuar forcat për turneun e tyre “On The Run II”. Por, Beyonce dhe Jay-Z duket se kanë dhënë bileta falas, për shkak të përpjekjeve për të mbushur mijëra vende të zbrazëta gjatë performancave në turneun e tyre.

Fansat nga koncerti i tyre i zhvilluar në Glasgow raportuan se atyre u ishin dhënë bileta falas, për shkak të vendeve të zbrazëta.

Çmimet e biletave shkojnë prej 51, deri 475 dollarë për ulëset VIP.

“Tema” e turneut, i cili është një vazhdim nga turi i tyre origjinal i përbashkët në vitin 2014, është quajtur “This is real love” një deklaratë e sigurt se martesa e tyre është tani në terren të sigurt.

Gjatë shfaqjes hapëse të turneut “On The Run II”, çifti i cili festoi 10-vjetorin e tyre të martesës në prill, zbuluan se janë rimartuar.

Në videon e transmetuar gjatë koncertit në Cardiff çifti u shfaqën të veshur me të bardha për të shkëmbyer zotimet.

Marrëdhënia e tyre kishte kaluar në ujëra të turbullta, por çifti tregoi se janë përsëri një “ekip”.

Turneu i tyre “On the Run II” do të kalojnë nëpër Angli, Holandë, Danimarkë, Suedi, Gjermani, Poloni, Itali, Spanjë dhe Francë, përpara se të kthehen në ShBA dhe Kanada, nga korriku deri në tetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *