• |
ide | kryesore

Ministria e Arsimit pranon publikimin e testit të Matematikës: Të hetojë Prokuroria!

Lajme, Të fundit

Pas deputeti i PD-së, Luçiano Boçi publikoi në rrjetet sociale testin e provimit të matematikës që u mbajt sot në maturë, reagon edhe ministria e Arsimit. Ministria e Arsimit i kërkon prokurorisë të nisë hetimet lidhur me publikimin në rrjetet sociale të testit të matematikës.

Njoftimi per shtyp i ministrise

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar, foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përballë ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

4 Comments

  1. Kur ministria e aresimitkomandohet nga dekonspiruesit e tezave, po kjo ndrikulla per c;fare eshte ministre?,,, per urtes e gishtin mbrapa, apo per mbarevajtjen e zbatimin e ligjit te aresimit? Mos te na hiqet si e pa fajeshme, por duhet te jape llogari deri ne dore heqie,pa qene nevoja e prokurorise, sepse e para fajtore eshte drejtuesi i institucionit.Keta as qe e njohin kete ligjte doreheqijes xhanem sepse nisen me domosdoshmerine e qelbesirave n krye te detyres, edhe kur nuk e bejne ate. Keta jane qe po rrukullisin vendin drejte falimentit, sepse kjo eshte linja e bashibozukut RAMA, te deformuar psikologjikisht e re alist me gjendjen e popullit nga te gjitha anet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu