• |
ide | kryesore

Pakti “sekret” që Rama dhe Erdogan kanë bërë për zgjedhjet

Kryesore, Lajme



Kryeministri Edi Rama i ka thurrur lavde peresidentit turk gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet presidenciale dhe legjistlative të 24 qershorit, që mund ta shndërrojë liderin turk në një sulltan të vërtetë të vendit të tij.

Në fakt kryeministri shqiptar nuk ka bërë as më pak dhe as më shumë sesa i ka kthyer Erdoganit një borxh të vjetër, pasi ky i fundit gjithashtu e ka mbështetur Ramën edhe gjatë zgjedhjeve të 2013 edhe gjatë atyre të 2017.

Presidenti turk gjendet në vështirësi përballë një opozite të bashkuar për zgjedhjet e  24 qershorit e cila po mbështetet në zhvlerësimin e lirës turke, rënien e ekonomisë si dhe hendekut shoqëror që ka hapur njeriu që drejton prej 15 vitesh vendin (120 gazetarë të burgosur, 50 mijë persona të arrestuar sit ë dyshuar për bashkëpunim me puçistët e verës 2016, 140 mijë funksionarë, profesorë dhe jurist të pushuar nga puna).

Por në këto zgjedhje ai po luan gjithçka. Nëse i fiton ai bëhet njeriu më i pakontrollueshëm i turqisë falë ndrysimeve kushtetuese që sanksionuan një president super të fortë. Nëse humbet rrezikon të tërën.

Ndaj Erdogan ka nevojë për çdo ndihmë. Nuk është e rastësishme që një media e kontrolluar si për agjensia turke të lajmeve “Anadolu Agency”, të vijë të intervistojë kryeministrin shqiptar për fushatë. i anatemuar nga homologët e tij europianë, i shikuar si delja e zezë e demokracive iliberale të Europës, sot Erdogani ka nevojë për çdo ndihmë që çon ujë në mullirin e propagandës së tij

Por nuk është gjithashtu më pak e rastësishme, që Edi Rama ka pranuar ta luajë këtë rrol. Kur e bëri për Hillari Klintonin duke e quajtur Trampin “turpin e njerëzimit”, nuk ka pse mos e bëjë për vëllain Taip me të cilin ndan investime të përbashkëta në linja ajrore, aeroporte dhe telekomunikacion.

Prandaj për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency” ai delaroi se e ka adhuruar Erdoganin që para se ta njihte dhe se ai është një burrë që e mban fjalën:

 “Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’, ka thënë Rama.

Por përpos përdorimit për interesa vetiake, siç ndodhi në zgjedhjet amerikane, në rastin e Erdoganit Rama ka dhe borxher për të paguar.

Lideri turk atëhere kryeministër, u bë i pari udheheqes botëror në detyrë që e priti Ramën gjatë fushatës elektorale në 30 maj 2013. Mëria e sulltanit të Bosforit me Berishën dhe fakti që ky i fundit nuk kishte pranuar të votonte njësoj si Turqia për rastin e palestinës në OKB, e bëri Erdoganin të merrte krahë në fushatën elektorale që e solli kryesocialistin në pushtet. Atëhere Edi Rama u foli shqiptarëve duke pasur në sfond pallatin e Dollmabahçesë dhe duke u premtuar se së bashku me vëllain Taip “do të bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura”. Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses…” T. Erdogan!

—————————————————————————————————————————————————————————————————————————-

Katër vite më pas Erdogan përsëriti të njëtën fabul. Ai pranoi gjatë fushatës një intervistë në Top Story me Sokol Ballën ku nuk e fshehu mbështetjen për Ramën.

—————————————————————————————————————————————————————————————————————————–

—————————————————————————————————————————————————————————————————————————-

Tani kur Erdogan është future në një fushatë të njëkohshme legjistlative dhe presidenciale për zgjedhjet e 24 qershorit ramës i takonte t’i kthente borxhin. Dhe e bëri pa hezitim për një media pro Erdoganiste. Duke e quajtur “Burrë të fjalës” dhe “shembull të dikurshëm frymëzimi”.

©Lapsi.al



9 Comments

    1. toni qenef bashbakan erdogan ty e rames ju jap sa te doni mut anadolli,siq ju dhe stalini mut rusi e leningradi ku ka studjuar dhe babai i bastardit rama kristaqi.

  1. Mos egzagjeroni edhe ju te Lapsit . Po ça do ndihmoje ky palla jone . Erdoganit nuk ja nin rama per Ramen .

  2. Mund te kete dhe pakt midis Mizes dhe Elefantit!? Por lere Erdoganin qe merreni prej mengjesit e deri ne mbremje (se kush eshte Turqia dhe Erdogani te siguroj se NUK E KE IDENE FARE mor gazetar)!? Merru me Shqiperine dhe Pushtetaret e saj qe rrjepin cdo dite popullin. Pavaresisht karikaturave qe bejne ne TV apo Parlament ata vazhdojne cdo dite te pasurohen! Dhe FAJTOR per kete nuk eshte Erdogani por Opozita! E cila e di mire qe me Bashen (i akuzuar per vjedhje te rrugese se kombit, faljen e detit dhe vrasjen e 21 janarit!?) KURR nuk vjen ne Pushtet! Dhe arsyeja pse qendron “me force” si Kryetar i PD-se eshte vetem qe ti shpetoj nje hetimi te tij dhe te Saliut & Co.!? Ky eshte realiteti dhe PAKTI REAL por ju mos e thoni! Njerezit e dine dhe e kuptojne shume here me mire se ty or gazetar!

  3. Rama nje anti Shqiptar.
    Rama nje anti Amerikan.
    Rama nje anti Evropian.
    Rama nje anti human me zero pitie kunder genocidit turk ne popullin kurde me 45000 viktima ne 40 vitet e fundit.
    Rama nje koke dhe gjen Kanibali.

  4. Po mor pseudo atdhetar po. Nje gje per gjithe komentuesit te ardhur me sherbim nga rilindja. Mbajeni erdoganin per zot mbajeni, bota ka ecur para ai vazhdon pushon 140 000 punonjes se keshtu i teket ( edhe sikur ta kishte per mire prap nuk justifikohet ) duke ebr familjet te vuajne, nga ana tjeter ka surrat sulmon dhe vendet e zhvilluara qe nuk eshte se ja kane shume per borxhe pasi njerez te semur si ai dhe rama shkaktojne destabilitet dhe vuajtje dhe jo per motive politike, pasi thash qe bota ka ecur perpara dhe sot ke plot menyra per te zgjidhur probleme, jo jo, ati i pelqen pushteti si keti loqes tone, medoemos dhe me arrogance po te jete e mundur. hajde hajvan qe jeni hajde. shkoni lepini bythen rames. juve ju jane errsuar syte nga deshira e marrosur per pushtet. beni dhe intelektualin duke argumentuar kot mese koti, ore te ishte kaq shpirt mire dhe mendje ndritur ky rama nuk harxhonte lek per media dhe propagande o kara. i keni gjerat para syve dhe sdini as te mendoni. normal qe kur tju flase per art pastaj do ja u bej koken lemsh. bota ka ec para ju vazhdoni llapa llapa se tjeter gje sdini e pame dhe nga profesionistet e rames. ju te rilindjes paskeni qene per ISIS fare, militant leshi

  5. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *