• |
ide | kryesore

Prapaskena: Pse u shkarkua traineri i Spanjës një ditë para Botërorit. Kush e zëvendëson

F1, Kryesore, Rusi 2018, Sport



Spanja u trondit një ditë përpara Botërorit, duke lëkundur ndjeshëm pozitat e saj prej pretendente në Rusi 2018. askush nuk e mendonte, që atëherë kur Real Madrid gjeti trajnerin e ri, atë do ta humbte Kombëtarja e Furive të Kuqe. Gjërat kanë lidhje së bashku e në fakt ky është shkaku i vetëm për shkarkimin e Julen Lopeteguit, ende pa shijuar aromën e Botërorit.

Tekniku spanjoll është shkarkuar nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas një dite intensive diskutimesh. Drejtuesit e lartë të futbollit iberik nuk e kanë lënë teknikun ta kalojë lehtë firmën me Real Madrid, që kryeqytetasit e publikuan të hënën në mbrëmje.

“Lopetegui është një nga trajnerët më të mirë në botë e mbi zgjedhjen e Real Madrid nuk ka asnjë dyshim: por nëse të fitosh është e rëndësishme, është akoma më shumë mënyra se si punon. Federata është njoftuar nga trajneri vetëm 5 minuta përpara lajmërimit publik nga Real Madrid”. Kështu presidenti i Federatës spanjolle, Rubiales, ka shpjeguar zgjedhjen për të shkarkuar menjëherë nga detyra trajnerin e kombëtares pak orë nga starti i turneut.

Shkaku – “Federata ishte në errësirë të plotë të akordit me Real Madrid”

E gjithë cështja e këtij rasti të paprecedentë për Spanjën lidhet me akordin në fshehtësi të teknikut Lopetegui me Real Madrid. “Nuk ndihem i tradhëtuar – pohoi Rubiales – por porblemi është si bëhen gjërat. Një trajner nuk mund të sillet në këtë mënyrë në kohën kur punon për Federatën – ka thënë Rubiales -. Nuk futem në zgjedhjet e klubit, por gjykoj sjelljen e trajnerit tim. E përsëris Federata ishte në padijeni të plotë të akordit dhe nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ndodhi. Nuk u respektuam”.

Zëvendësuesi i Lopetegui: “Eshtë Hierro”

Spanja do të debutojë në Botëror të premten kundër Portugalisë. Emri zyrtar për zëvendësuesin e Lopetegui,  është Fernando Hierro, në bashkëpunim me Celades: dy ish-lojtarët e Real Madrid bënin pjesë aktualisht në stafin e Kombëtares. “Ajo që kërkoi në këtë moment Federata Spanjolle është të lëvizë me qetësi, për të mos turbulluar edhe më shumë ambjentin”.

“Lojtarët e kuptuan”

Lojtarët e Kombëtares spanjolle, në fakt të përzgjedhur nga Lopetegui i kishin kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit ta konfirmonte trajnerin. Rubiales shpjegoi: “Të gjithë jemi lënduar nga kjo histori. Unë i thashë lojtarëve arsyet e mia dhe ata e kuptuan. E vetmja gjë që mund tiu siguroj është se lojtarët më dhanë garancinë se impenjimi i tyre do të jetë maksimal dhe nuk kam as dyshimin më të vogël se do ta bëjnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *