• |
ide | kryesore

Rama e Haradinaj dy kryeministrat më të paguar të rajonit

Lajme, Të fundit



Të gjithë kryeministrat e republikave në Ballkan e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, paga më të larta se 1,000 euro dhe disa prej tyre edhe kursime në banka.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është më e “varfëra” nga të gjithë kolegët e saj të ish republikave jugosllave. Ajo merr një pagë mujore pak më shumë se 1,000 euro

Pagë mujore jo të madhe merr edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç. Paga e tij është 1.130 euro, por nga vlerësimet jozyrtare ai është ndoshta më i pasuri nga të gjithë kolegët e tij të rajonit.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev del të jetë i treti në listë. Ai merr pagë mujore 1300 euro transmeton dritare.net

Nuk kishte si të mos mungonte në këtë listë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai merr pagë mujore 1.700 euro.

Ramush Haradinaj kryeson si ndër kryeministrat më të paguar në Kosovë edhe në Ballkan, merr pagë vjetore prej më shumë se 2.950 eurosh.



4 Comments

  1. Akoma ne deklaraten e pasurise ky palloshi figurn me 3000 euro, nuk llogariten te ardhurat e bankes ABI; maskimet ne OF;SHOR;, doravitjet mes klaneveetj. Eshte i pa ngopur drogmeni, dhe sa taksa do shtoi me rruget e shtepitem, me ujin e dritat, me gjobat e mashtrimet e sofistikuara te hajnave qe s;kane te ngopur, sepse kujtojne se mbahet pushteti me gjoba, por aqe edhe me shume do i rendoi ne kurriz edhe ketyre maskarenjeve rilindas.

  2. dy kryeministrat me te pa shkoll ne bot.edhe kim il jung jua kalon sepse ai u shkollua ne perendim,kurse rama e ramushi kan shkoll nate 2 vjeqare enveri.

  3. R.H. e meriton, ka te kryer shkollen e lart fillore – “Masterin et 8 vjeqares” :-)))))) Mesa duket turpi nuk ka kufi…..

  4. Me keto rroga te gjithe pa perjashtim nuk e kapin daten 15 te çdo muaji , pale kur thone se kurseva X leke . Ne nje vend ku rrogat jane si ne afrike dhe kostot e jeteses jane si ne europe , Kryeministrat dhe Presidentet qe paguhen 1000 deri 1700 doemos qe do vjedhin , ndryshe nuk e perballojne nivelin e jeteses . Prandaj te pakten te dyfishohen rrogat dhe te ulet numri i punonjesve buxhetor 30-50% . Prastaj duhet tu kerkosh llogari deri me nje , ndryshe eshte hipokrizi totale . Keta bejne sikur nuk vjedhin dhe ne sikur nuk kuptojme . Ne kete rast jam me Haradinajn .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *