• |
ide | kryesore

Rama e mohon kampin e refugjatëve, “Der Spiegel”: Shqipëria, vendi më i mundshëm!

Lajme, Të fundit



Pretendimit për të ngritur një kamp ish pjesëtarësh të ISIS në Shqipëri Rama i është përgjigjur sërish duke thënë se është një fantazi.

Në një intervistë për Anadolu Agency, kryeministri i vendit është shprehur gjithashtu dhe për mundësinë e kampeve të pritjes për emigrantët, por edhe këtë mundësi Rama e ka quajtur një fantazi.

“Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë.”-tha Rama në intervistën e publikuar këtë të mërkurë.

Por pavarësisht nga çfarë thotë kryeministri, një ndër gazetat më në zë gjermane, “Der Spiegel”, shkruan se Shqipëria është njëra ndër vendet që shihet si më e mundshmja për ngritjen e kampeve të pritjes së refugjatëve nga lindja.

Der Spiegel i referohet një deklarate të kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe shkruan:

“kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre”.

Madje kancelari është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me Shqipërinë dhe nëse do të ngrihen atje kampet për refugjatët, e përgjigja e Kurz ka qenë e shkurtër:  “Do ta shohim”.

Në këto kushte, natyrshëm lind pyetja se kush ka të drejtë dhe se kush po gënjen në këtë mes? Mediat e huaja që përmes burimeve të tyre flasin për mundësinë e lartë që Shqipëria të bëhet një ndër vendet pritëse, apo kryeministri shqiptar?!



2 Comments

  1. vetem mos i burgosni geronin,fatmirin,tahiri,olsin,frrokun,roshin doshin e vet ramen po i kerkuan dhe dhe linden,delina ficon,gregorin,makoqin,e zahon i jep pa nje pa dy.

  2. Sa mgenjeshtra e alibi i kane dale ketij faqe ziu, e akoma kerkon ti hedhe hi syveopinionit se nuk ka te vertete ne ngritjen e kampeve per refugjate. POr keto te dhena kane dale nga azhanse e fjalime te europes, kurse ky mashtrues kerkon te hedhe hi syve , per te verteten e publikuar. Vazhdon akoma ky ari i ngordhur te shohe enderra, se po genjen nje popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *