• |
ide | kryesore

Rama e përsërit edhe njëherë: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë!

Lajme, Të fundit



Eshtë e dyta herë brenda 24 orëve që kryeministri Edi Rama njofton se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Duke qenë se për taksën e Rrugës së Kombit në Kukës, ia la fajin fushatës së komunikimit me banorët, Rama po e përsërit disa herë paralajmërimin se për të udhëtuar në autostradë, qeveria do të vendosë taksë.

“Rrugët Kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura në vijimësi. Por rruga Tiranë – Durrës nuk është një rrugë që thjeshtë meriton mirëmbajtje, është një rrugë që ka tanimë domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të Korrikut, ku duam të rivlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues, me pagesë, dhe ndërtimin e më pas shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi shumë të rëndësishëm dhe të degraduar në kaq shuam vite, Tiranë-Ndroq-Plepa”, tha Rama gjatë prezantimit të projekteve të qeverisë për Qarkun e Durrësit.

Vendosja e menjëhershme e taksës në rrugën e Kombit provokoi një protestë të dhunshme të qytetarëve kuksianë, që përfituan uljen e tarifës për ta. Mbetet për t’u parë si do të reagojnë banorët pranë pikës së pagesës që do të vendoset në autostradë. Si për taksën në Rrugën e Kombit, ashtu dhe për taksën në autostradën Tiranë-Durrës nuk u fol asnjëherë gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017.



6 Comments

  1. Po per perdoruesit e shpeshte, do kete cmim preferencial, si ne Kukes? Po taksa vjetore e rrugeve, do hiqet? Po akciza e naftes do ulet? Po aksi Surrel-Tirane, do jete me pagese? Pergjigju per keto, dhe pastaj merr vendime me koken tende per 3 milione te tjeret. Plakush i rrjedhur.

  2. Mu ne pidh te kurves tende te vesh o idroguar dhe kush te voton ty kurvat mu ne veret me gjithe keto qe i ke bere ketij populli.

  3. Kryeministri me LEGEN , më i paaftë dhe më HAJDUT që ka pas Shqipëria në të gjithë historinë e saj! Nuk e kuptoj a i kemi sytë në ballë apo jo? A po e shohim ku po e çon ekonominë e 95% të shqiptarëve ky i SHKALLUAR? A ka ndonjë jurist , shoqatë a parti për të përfaqësuar popullin kundra këtij absurditeti që më së paku është TAKSIM I DYFISHTË? A nuk paguajmë ne taksat vjetore të makinave? A nuk e paguajmë afro 22 lek /litrin më shtrenjtë karburantin si taksë qarkullimi?? A nuk është ndërtuar ajo rrugë me taksat tona??? Këto KOKMINISTRI i di shumë mirë por bën të fortin dhe arrigantin me këtë popull të vuajtur që i besoi më 2013 dhe ky po ja shpërblen më së miri!

  4. Vendose vendose taksen, pa kesaj radhe do vije Tirana dhe Durresi jo per te djeg kabinat e pagesave, por per te te pjek ty ne hell si gic, mu atje tek salla e KOD-it ku ka bere ekspoziten ornela vorpsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *