• |
ide | kryesore

Rama nga Durrësi: Do të çlirojmë qytetin nga plehrat, do të trajtohen në landfillin e Tiranës

Lajme, Të fundit



Qeveria prej ditës së djeshme është zhvendosur në Durrës në një mbledhje dyditore. Në konferencën e sotme, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se në Durrës do të fillojë ndërtimi i terminalit të parë për kroçierat.

Gjithashtu Rama u shpreh se po studiohet mundësia jo vetëm për rindërtimin, por edhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin.

Rama foli edhe për plehrat e qytetit të Durrësit që do të trajtohen në landfillin e Tiranës, ndërsa qeset plastike sipas tij duhet që të zhduken.

“Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve në Durrës. Ka qenë e tillë historikisht, por shumë larg vendeve të banuara, por sot Durrësi është zgjeruar. Aty është një skenë apokalipsi. Deri në vjeshtën e vitin të ardhshëm do të mbyllet për t’u kthyer në një park. Mbetjet e Durrësit do të trajtohen në impiantin e Tiranës. Ka edhe një element tjetër për qeset plastike, që duhet të zhduken nga qarkullimi.” – tha Rama.



3 Comments

  1. pa e trajtuar ramen si pleh,trafikant droge,kryetar i vrasesve frrok,aleksander xhuvani,shullazi,nuk behet shtet.

  2. Te fillohet pastrimi i plehrave nga TIRANA me ne krye ty e shpuren tende qe TIRANA te mos prese me plehra e qelbesira nga ju rilindasit e felliqur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *