• |
ide | kryesore

Rama takon Metën në Presidencë, për çfarë u diskutua

Lajme, Të fundit

Kryeministri i vendit Edi Rama u takua me presidentin Ilir Meta tek Presidenca rreth orës 19:00.

Takimi i Ramës me presidentin Meta vjen pas zhvillimeve të rëndësishme politike në vend dhe akuzave të opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga ana tjetër Shqipëria po pret edhe vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për negociatat.

Ndërsa në Shqipëri ditët e fundit është diskutuar publikisht edhe për Teatrin Kombëtar, për të cilin ka reaguar sot edhe Presidenti Ilir Meta, që kërkoi një debat publik dhe transparencë për këtë çështje.

Megjithatë, për këto arsye apo të tjera, qëllimi i kësaj vizite ende nuk është bërë i ditur.

2 Comments

  1. U takuan,,, nje koke pa lare, me nje kokezare. Ata e dine se c;kane diskutuar, por ne mes duhet te kete qene ;;;DJALLEZIA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu