• |
ide | kryesore

Rusia përshëndet takimin Trump – Kim Jong dhe bën një paralajmërim…

Planet



Rusia përshëndeti sot fillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, pas takimit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Megjithatë, Rusia paralajmëron se kriza korenao-veriore nuk mund të zgjidhet për një orë.

“Mundet vetëm të përshëndesim faktin e arritjes së një takimi të tillë dhe fillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë. Cilatdo qofshin rezultatet e takimeve të tilla, ato pa dyshim ndihmojnë në zbutjen e tensioneve në gadishull dhe kjo gjë ngjall vetëm kënaqësi.” u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Sipas Peskov, e vetmja rrugë e mundshme për të zgjidhur krizën bërthamore koreano-veriore ishte ajo e një dialogu të drejtpërdrejtë.

Donald Trump dhe Kim Jong Un zhvilluan të martën një takim historik në Singapor që u finalizua me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët pa një progres të dukshëm për çështjen e mprehtë të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Trump – Kim, të gjitha detajet e takimit historik 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *