• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bujar Asqeriu shkon në mbrëmje te Teatri Kombëtar me një mesazh për shqiptarët

Lajme, Të fundit



E premtja është vënë si afati i fundit i artistëve që qeveria të tërheqë vendimin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mbrëmjen e së mërkurës, përmes një mesazhi video, aktori Bujar Asqeriu u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një thirrje të ndjerë.

Asqeriu ka kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve të Tiranës në protestën e fundit të artistëve që kërkojnë ruajtjen e Teatrit Kombëtar si një godinë me vlera të mëdha historike dhe emocionale për ta.

“Jeni të ftuar për të mbrojtur kauzën tonë, jeni të ftuar për të mbrojtur teatrin tuaj, për të mbrojtur traditën tonë kulturore, historinë tonë. Ju ftojmë të gjithëve të jeni aty me ne, për ti thënë grabitqarëve të heqin duart dhe thonjtë dhe të largohen nga grabitja e territorit të Teatrit Kombëtar. Ju mirëpresim” – thotë Asqeriu.



3 Comments

  1. THirrja e jote ne vesh te drejtesise dhe popullitjo servil. Ne ka intelektuale, RINI, e njerez me shpirt artisti, duhet ti bashkohen ketyre artisteve me shpirt te madh. LARG DUART E VJEDHESVE NGA TEATRI KOMBETAR.

  2. Nderim Asqeri e te gjithe artisteve te vertete,
    J’u pacim sa malet,
    aty do jemi, na prifte e mara, Tirona.

    THIRRJE
    E Premtia e Bardhe,
    Ora 19 te Teatri, me lejoni te propozoj me nji lule sa te mundeni, ne xhep te kemishes, ne floket etj.
    Do e kerrejme
    Kucedren
    (Qe guxoooooooooooooooooooon hedh kelliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiIiiiiiiren e vet te drogume
    mbi MALEt ‘Mirushe’)

    me
    QQ/ Qytetarine & Qendresen tone!

    Rini shqiptare,
    Te sakrifikojme pak e
    ta kerrejme
    si bezhdile virus’hale
    Sharlatanin e rradhes!!!!!

    (30 kuksiane e dhine ne çitjone, po 30000 Tiranes?)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *