• |
ide | kryesore

A do t’ia japë plotfuqinë Ramës për marrëveshjen me Greqinë? Flet Meta

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta konfirmoi se në takimin me kryeministrin Edi Rama u diskutua për negociatat me Greqinë.

“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal, janë diskutuar disa cështje, kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë në një vendim pozitiv. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo cështje. Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit. ”, tha Meta.

Një ditë më parë, Lapsi.al raportoi se në takimin në presidencë, kryeministri Edi Rama kërkoi plotfuqinë e presidentit për projekt-marrëveshjen me Greqinë, e cila tashmë është përmbyllur. Në deklaratën e presidentit bie në sy përmendja e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë mbetet për t’u parë nëse kreu i shtetit do t’i hapë rrugë miratimit të marrëveshjes përfundimtare apo do t’ia refuzojë plotfuqinë qeverisë, ashtu siç bëri në disa raste me autorizimin për negociatat.



2 Comments

  1. shpresoj qe presidenti shqiptare te gjeje nje zgjillje te zgjuar qe pershtatet me zhvillimet ne vazhdim ne kete loje te trishtuar qe topin e sjell perseri ne anen ton ,ose drejtperdrejte te kalojne ne referendum ,popullore mbasi populli shqiptare eshte i pari qe ndjene kostot e padrejtesie ,nese ky vendim eshte entishqiptare i organizuar e ftoj ne bindje se ka pergjegjsi dhe ne krejte pak kohe pergjegjsia do tu kthehet ne llogari,pastaj nuk mund ti shpetojne cmimit padrejtesise ,sepse llogaritetin bashke me ato qe ju beni ket padrejtesi e sigurt eshte qe padrejtesia ka cmimin pas dere dhe kete e ka caktuar krijuesi saje vetem ai e din si lle kur jua sjell por shenjat i ka te shpejta,sejcili prej nesh e don veten e tije shum por kur zhytet ne padrejtesi ndaj tjereve ai po i ben padrejtesi vetes po shkatrron dhe vetvret veten ndeshkon veten nderkohe qe nje gje ne esence per vete se don por qe ligjet e zotit qe jan hak keshtu ,e percaktojne si vijim te pacmangeshem ,nje lutje per ju kam duajeni veten duke dashr per tjeret gjith cfar deshironi per vete mos e urreni dhe shkatrroni veten duke shkatrruar tjeret ,largohuni nga padrejtesia nga ky zjarr qe ne vartesi te egos se pushtetit egoja behet vecse si benzina qe jarrit i shton flaket duke afruar me shpejtesi kohen e shkatrrimit tuaj,komenti behet nga deshira per te mos pare asken ne humbje por te gjith me te drejten e vet ne harmoni dhe paqe duke ju kujtuar urtesin e te vertetes ligjeve te saje dhe perfitimin e dobive zgjilljen e problemeve brenda saje te drejtes hakut vleres dhe merites

  2. Po Vetting per politikanet a do behet ne Shqiperi?
    Flasin per vlera keta plehrat qe e ka hak burgun, nga i pari te i fundit.
    Anarki i duhet ketij shtetit, zgjidhje tjeter s’ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *