• |
ide | kryesore

Berat, policia arreston 3 persona, shpërndanin heroine

Lajme, Të fundit



Policia e Beratit ka vënë në pranga tre shpërndarës droge të cilëve iu gjet në sasi heroine.

Të arrestuar janë A.H, 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Berat, J.Z, 23 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Berat, G.D, 43 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi pranë Poliklinikës në lagjen ”28 Nëntori”, ju gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *