• |
ide | kryesore

Botërori “Rusi 2018”, Rusi-Arabia Saudite gati për debutimin

Rusi 2018, Sport



Nuk mbahet mend një kombëtare organizatore e një Botërori që të mbërrijë kaq e shpërqëndruar në edicionin e shtëpisë. Ndoshta edhe Afrika e Jugut në 2010-ën kishte të dhëna më të mira se kjo Rusi që nuk bind aspak: as taktikisht, as individualisht dhe rezultatet e miqësoreve të fundit me 7 ndeshje pa fitore janë në sytë e të gjithëve. Ndaj pritet që vendësit të zbresin në fushë me variantin taktik 5-4-1 me Smolov puntë e parë.
Nëse Rusia ka peshën e sfidës inauguruese dhe vëmendjen e të gjithëve, Sarabia Saudite, e cila është e lumtur edhe vetëm me faktin që merr pjesë, do ta luajë këtë ndeshje me favorin e nje mendjeje të çliruar e ndoshta edhe me këmbët më të lehta. Skuadra, që në dy vitet e fundit ka bërë progres të madh, ka humbur me dinjitet 2-1 si kundër Italisë ashtu edhe kundër Gjermanisë. Kualiteti i skuadrës arabe është e një niveli të ulët, por Pizzi është një trajner shumë i përgatitur. Modul 4-2-3-1 me Al-Sahlaëi sulmues i parë.
Të dyja formacionet kanë mbyllur me të njëtjat rezultate miqësoret e fundit, por kjo nuk mund të përdoret si një parashikim për ndeshjen e sotme. Gjithsesi pritshmëritë janë që Rusia të lodhet shumë, por në fund t’ia dalë me një dol të Dzagoev.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *