• |
ide | kryesore

Brazili favoriti kryesor, Messi shansi i fundit, Ronaldo kërkon historinë

Rusi 2018, Sport



Numërimi mbrapsht pothuaj ka përfunduar….gjithcka është gati për Kupën e Botës Rusi 2018. Planeti mban frymën në pritje të zbresin në fushë beniaminët e tyre… Ashtu si në cdo turne, ka sigurisht superfavoritë, skuadra që kanë ambicjen për fitoren finale, por që e nisin nga një shkallë më poshtë në hierarki në krahasim me të parët dhe natyrisht suprizat, që kurrë nuk mungojnë .

Favoritët e mëdhenj

Brazili, Gjermania e Franca sipas specialistëve të futbollit por edhe bookmakers janë tre Kombëtaret që, me shumë se të gjitha, aspirojnë titullin në Rusi. Arsyeja e thjeshtë, kanë në organikë individualitete të rafinuar në teknikë, shpirt gare e një lojë skuadre të konsoliduar.

Brazili

Skuadra më fituese e Botërorëve, me 5 tituj, Brazili ka ADN fituese dhe një Neymar, që bën diferencën. Numri 10 është simboli i Selecaos, por pas shpinës së tij Tite mund ti besojë një reparti të rëndësishëm që si në kualifikuese ashtu dhe në miqësoret përpara turneut, tregoi se kishte një marsh më shumë.

Gjermania

“Futbolli është një lojë që e luajnë të gjithë, por në fund fiton Gjermania”, jo gjithmonë kjo shprehje është e vërtetë, por në Brazil 2014 ndodhi pikërisht kështu. Gjermania ka praktikisht dy skuadra titullare dhe vjen nga fitorja në Kupën e Konfederatave me linjat e dyta. Nuk duhet harruar që Manchaft ka një force grupi që luan prej disa vitesh bashkë, përvec faktit se ka një trajner fitues si Löë.

Franca

20 vjet nga triumfi në 1998 Franca ëndërron që historia të përsëritet. Nuk mbeten poshtë Les Bleus, e kjo u pa edhe në miqësoren e fituar së fundmi kundër Italisë. Deschamps ka fenomenë në cdo repart të fushës. Për teknikun do të jetë i rëndësishme vetëm karikimi dhe morali i “Gjelave”: nëse luajnë të përqendruar, ata janë skuadra me më shumë kualitet se të gjithë.

Ambicjozët e turneut rus

Ndoshta janë pak më poshtë në hierakri, por janë të paktën tre skuadra që mund ti krijojnë probleme gjithëkujt me potencialin që zotërojnë.

Argjentina

I shkoi deri në fund ëndërrës në Brazil 2014, por ndoshta ishte një hakmarrje shumë e bukur për tu realizuar: të fitontë Kupën në tokën e rivalëve të përjetshëm. Argjentina ka, me shumë mundësi, sulmin më të mirë në botë: èshtë mundësia e fundit për Messin që të fitojë Botërorin, por deri tani Albiceleste nuk ka shkëlqyer në nivel loje, e mbi të gjitha, në mbrojtje ka shfaqur probleme të mëdha.

Spanja

Favorite por jo shumë është edhe Spanja, që e ka përfunduar tranzicionin e bllokut historik Europian e Botëror me Del Bosque e prezentohet me një gjeneratë lojtarësh që vitet e fundit kanë triumfuar me klubet e tyre në Europë. Shanset për Furitë e Kuqe kanë marrë një goditje vetëm 24 orë më parë kur tekniku Lopetegui është shkarkuar nga detyra, duke u zëvendësuar me Hierron. Nëse për Argjentinën problemi është mbrojtja, Spanjës duket se i mungon larmia ofensive e viteve të fundit.

Portugalia

Fatet e kampionëve në fuqi të Europës duket se janë lidhur ngushtë me ambicjen e madhe të Cristiano Ronaldos. Portugalia armën e fortë ka pikërisht CR7, edhe pse mosha bën të veten. Nëse do të fitonte Botërorin, do të bëhej lojtari më i mirë i historisë… E në këtë pikë, Botërori na e ka mësuar: gjithcka mund të ndodhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *