• |
ide | kryesore

Juventus e kërkon, Golovin shkëlqen në debutimin për “Rusi 2018”

Sport



Sinjale të mira për Juventusin që ndjek Aleksandr Golovin, mesfushorin e CSKA-së së Moskës që ka shkëlqyer në ndeshjen inauguruese të Botërorit 2018 mes Rusisë dhe Arabisë Saudite (5-0), duke shënuar një gol dhe dhuruar 2 asiste.

Bardhezinjtë janë duke biseduar për lojtarin e lindur në vitin 1996, i cili mund të transferohet në Torino në merkaton e verës për t’iu bashkuar Serie A. Për momentin mes kërkesës dhe ofertës hendeku është disa milionë euro, por ndjesia është se akordi mund të arrihet.

Golovin, në debutimin e tij në Botëror, ka përmbushur pritshmëritë me një gol nga goditja e dënimit dhe 2 asiste: i pari në rastin e finalizimit të Gazinsky që hapi serinë e golave, i dyti për goditjen me kokë të Dzyuba.

Juventusi synon të mbyllë për një shifër rreth 18 milionë euro. Nëse çështja konkretizohet, Golovin do të jetë lojtari rus nr.3 në historinë e “Zonjës së Vjetër” pas Zavarov dhe Alejnikov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *