• |
ide | kryesore

Prokurori Trenova drejt rrëzimit në Veting, probleme me apartamentin, borxhet dhe hipotekën

Lajme, Të fundit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk do tw konfirmojw nw detyrw prokurorin Gentian Trenova. Shkak, edhe nw kwtw rast, wshtw bwrw pasuria e pajustifikuar e prokurorit, pwr tw cilwn thotw ILDKPI, Trenova ka bwrw veprime fiktive nw hipotekw dhe wshtw munduar ta justifikojw me njw swrw borxhesh.

“Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro, në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove. Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cënojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim. Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale, prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluaruar se ka aftësi për të ushtruar profesionin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu