• |
ide | kryesore

Robert Ndrenika ironi me Veliajn: Të kanë gënjyer për ato 30 milion eurot e Teatrit!

Lajme, Të fundit



Për t’i bindur artistët se bashkëpunimi me një kompani private ishte i domosdoshëm për një teatër të ri kombëtar, ErionVeliaj i vuri para shifrën 30 milion euro, kosto e projektit të ri.

Por aktori Robert Ndrenika për të mos i thënë hapur që po gënjen, i tha Veliajt se “e kanë gënjyer”. Ndrenika tha se ai personalisht ishte kundër PPP-ve, sepse siç tregoi, e “kam pësuar edhe vetë prej tyre”, siç tha.

“Faleminderit juve, faleminderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri-tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësja kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur me atë partneritetin publik-privat.

Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tek ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari fare…Pra kam vuajtur shumë.

Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe të ruhet,, siç është ai pazari i vjetër, që e ruan atë imazhin, pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era… Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.

Pra, edhe ky yni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat…mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer për ato 30 milionë eurot që duhen, se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro.” u shpreh Ndrenika.



2 Comments

  1. ore ne gjermani ben teater luksoz 10 miljon euro por rama don ti vjedh nja 8 miljon.krahu i punes ne gjermani ora shkon 55 deri 60 euro ndertimtari,pra bauschtelele,ne qelbesiristanin e rames,sadri abazit,fidel yllit etj ora e punes shkon 2 euro me se shumti,ose ne dit 15 euro me 10 or pun.pra nje krymb qenefi i rames merr 200 deri 250 euro ne muaj pag.paramendo nje thes cimento 40 kilogram edhe ne gjermani kushton 9 euro,po morre me shumic merr dhe 10 deri 20 perqind zbritje,pra erionka e edvinka ra,a ju vjedhin si te ishit,bacil,parazit,skrraja muti,krymba etj.

  2. Ti je figure kombetare, aktor dhe njeri me vlera.

    po me ke po flet ??? me nje palaco si erion veliaj, nje mashtrues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *