• |
ide | kryesore

Rusi 2018 – Një Botëror në statistika

Rusi 2018, Sport



Rusi 2018 mbërriti…Cdo katër vjet vjen ethshëm turneu që mban mbërthyer përpara televizorëve dhe ekraneve gjigantë miliona persona: kampionati Botëror. Këtë herë i takon Rusisë të mirëpresë kompeticionin dhe 32 skuadrat e 736 futbollistët, që do të kërkojnë të fitojnë Kupën e Botës.
Ceremonia hapëse
Ceremonia hapëse e Botërorit në Rusi do të zgjasë rreth 10 minuta dhe do të startojë, pasi skuadrat e Rusisë dhe Arabisë Saudite, që do të luajnë ndeshjen e parë të turneut në orën 17.00, të kenë kryer nxehjen.
Kampionatet më të përfaqësuar
Luhet me statistika dhe statistikat janë pjesë e turneut, ndër futbollistët e grumbulluar në tokën ruse, më të përfaqësuar janë kampionati anglez, spanjoll dhe ai italian: 124 vijnë nga Premier League, 81 nga La Liga e vetëm 58 nga Seria A.
Manchester City, skuadra rekordmene në Rusi
Skuadra më e përfaqësuar e planetit në Rusi 2018 është Manchester City me 16 lojtarë të aktivizuar, ndërsa lojtarët me më shumë prezenca në Botëror janë Mascherano, e Messi, të Argjentinës dhe dyshja e Panzerave Ozil e Neuer.
Muller sulmuesi më i mirë
Edhe sulmuesi më prolifik që do të zbresë në Rusi 2018 luan për Gjermaninë. Thomas Müller me 10 gola të shënuar në fazën finale të Afrikës së Jugut 2010 e Brazil 2014, ka lënë pas dy argjentinasit Lionel Messin e Gonzalo Higuain, por rekordi absolut i takon një tjetër gjermani: Miroslav Klose në kuotën e 16 golave.
Lojtari më i vjetër në Botëror
“Nuk është kurrë vonë për të hequr dorë” citon një shprehje e njohur. È kjo ndoshta është pikërisht ajo që i kalon nëpër mendje portierit 45 vjecar, Essam El Hadary, portierit të Egjiptit, që mund të vendosë një rekord të vecantë: do të jetë lojtari më i vjetër i të gjitha kohërave që do të luajë një ndeshje në fazën finale të botërorit.
Lojtari më i ri në Botëror
Ka edhe një anë tjetër të medaljes, e me shumë mundësi lojtari më i ri i Botërorit rus do të jetë Daniel Arzani, sulmuesi australian i Melbourne City i datëlindjes ‘99. Për australianin nuk është se bëhet fjalë për rekord, por të paktën vlen kënaqësia se në Rusi është më i vogli në moshë…
Vjen epoka e ndryshimeve
Rusi 2018 ka edhe një kuriozitet tjetër mbi skuadrat pjesëmarrëse. Ky do të jetë edicioni i parafundit me pjesëmarrjen e 32 skuadrave. Sepse duke nisur nga 2026 rregullorja parashikon përfshirjen e 48 kombëtareve, që është sinonim  i më shumë të ardhurave dhe më tepër mundësi për skuadrat e vogla, që të prezantohen në finalet e një Botërori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *