• |
ide | kryesore

Russia 2018, burgjet “modernizohen” për të pritur huliganët anglezë

Rusi 2018, Sport



Rregullime komoditeti në burgjet ruse, për të pritur huliganët anglezë. Ky është versioni i diskutueshëm i Alexei Navalny, kundërshtari politik i Vladimir Putin, që ka shpjeguar se burgjet e Moskës që janë përdorur për dënime administrative janë transformuar në “dhoma të klasit të parë”, me qeli të pajisura me “ekrane led” e “hekura të lyera bukur”, ku shërbehen menù të tipeve të ndryshme, “si në avion”.

Sipas Navalny “është e qartë se autoritetet presin që të ndalojnë tifozët anglezë të dehur e nuk duan të bëjnë figurë të keqe”.

“Në të gjithë qelitë kanë bërë përmirësime të stilit europian, kanë rilyer hekurat e në vend të vrimave në dysheme, më falni për detajet, kanë vendosur banjat. Në oberre kanë shpërndarë topa të vërtetë futbolli. E tani mund të ushqehesh më mirë se në restorante, ka madje edhe një kamarier”, shkruan Navalny që sot është lënë i lirë pas 30 ditësh arrest administrativ, si pasojë e protestës së 5 majit.

“Duke qenë se punonjësit nuk dinë anglisht, kanë punësuar si stazhiere studente nga Universitetit i gjuhëve të huaja në Moskë. për momentin të huaj nuk ka dhe studentet po mërziten dhe kërkojnë me zë të lartë arrestime masive për të bërë njohje të reja. Kush lirohet nga burgu ka edhe një dhuratë: ose një libër me ligjet ruse ose një Backgammon me simbolet e Botërorit. Unë zgjodha Backgammon”, ka shtuar Navalny që e mbyll me një batutë.
“Vendet janë të limituara, nëse dëshironi të thyeni ligjin duhet ta bëni shpejt, pas Kupës së Botës gjithcka kthehet si në fillim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *