• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit/ Veliaj zhvillon sot dëgjesë me artistët sa për sy e faqe: Ndoshta jo të gjithë i dinë detajet

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri. I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “Neës24”, Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11:00 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.

Por duket se ky takim do të jetë thjeshtë sa për sy e faqe pasi Veliaj sqaroi pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit, duke vazhduar me planin e ndërtimit të kullave dhe prishjen e Teatrit.

 



1 Comment

  1. E bukur kjo….nuk do kemi një ferrishte në qëdër….po ky ferrishten e ka bërë vetë me shkurret që ka mbjellë në qëndër dhe mu në anë të bashkisë ku e keni punësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *