• |
ide | kryesore

Sot në sitën e Vettingut, prokurori i Apelit, Gentian Trenova, cila është pasuria që ka deklaruar

Lajme, Të fundit

Gentian Trenova është prokuror i Apelit në Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

 Trenova e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ka ushtruar funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Gentian Trenova zotëronte një pasuri me vlerë rreth 4.9 milionë lekë në vitin 2004-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2015, pasuria familjare e tij kap vlerën e 9 milionë lekëve.

Pasuria e zotit Trenova përbëhet nga depozita bankare në vlerën e 3 milionë lekëve, kursime në cash në vlerën e 600 mijë lekëve si dhe pasuri të paluajtshme në vlerën e 5.4 milionë lekëve. Sa i përket pasurisë së paluajtshme, ai ka deklaruar se zotëronte ¼ e shtëpisë së prindërve në vitin 2004 si dhe ka blerë një apartament 50 metra katrorë për 1.9 milionë lekë me kredi në vitin 2007.

Në vitin 2012, Trenova ka deklaruar “dhurim pasurie të palujtshme” pa specifikuar se cilën prej tyre ka falur, ndaj në këtë analizë vlera 5.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme i përfshin të dyja pronat e deklaruara prej tij.

Të ardhurat familjare të prokurorit Trenova për vitet 2004-2015 kapin vlerën e 19.7 milionë lekëve dhe pjesa kryesore e tyre, mbi 75 për qind, përbëhet nga paga dhe shpërblimet e tij për shkak të funksionit. Të ardhurat nga paga e familjarëve zënë rreth 17 për qind, ndërsa dhuratat në cash nga të afërmit përbëjnë 5.4 për qind të të ardhurave me një vlerë totale prej 1 milionë lekësh.

4 Comments

  1. Keta u çyne me dhurata . Me e forta eshte se keta qe u dhurojne ketyre gjobevenesve ose jane me ndihne ekonomike ose jane pensionist . Absurditet me te madh nuk ka.

  2. E cuditshme
    Ne paskemi qe qajt kot gjysma ktyre me fukarej se ai qe ka nj dyqan fruta perime te lagja ime
    Nk jane t tgjith njelloj re jo nj dy paskan tqene t korruptum gjynah se lere pastaj polotikanet kushedi sa kredira do kene mare per ta blere nje apartament ne bllok 140m2 per 30mi euro
    Ku I gjen kaq lire

  3. Ky vetingu eshte turpi i botes!.Meret me vlera te vogla dhe vetem me vetdeklarimet e pasurise se gjyqtareve.N.q.s do shihen hyrje-daljet nga sistemi TIMS,shkollimet e femijve jashte,vizitat dhe operacionet ne spitalet me te shtrenjta te botes atehere do dilte pjesa nen uje e ajsbergut. Kjo qe behet eshte qesharake.Per kete duhet denuar ILKPD qe i ka nxjere te rregullta pasurite e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu