• |
ide | kryesore

Stefano Gabana: Selena Gomez e shëmtuar!

Paparazzi, Slider



Stefano Gabbana mendon se ajo është e shëmtuar, madje e shfaq hapur fare këtë mendim.

The Catwalk Italia, ka postuar një kolazh fotosh të Selenës, ku ndjekësit pyeteshin cila nga pamjet e këngëtares ishte e preferuara e tyre. Stefano Gabbana nuk e ka kursyer mendimin e tij negativ dhe ka shkruar: “Është shumë e shëmtuar”. Një prej komentuesve shtoi se ajo ngjan me një qen pomerian dhe stilisti i ka thënë se është e vërtetë duke e shoqëruar me të qeshura.

 

Menjëherë ndjekësit i janë kundërvënë me një lum komentesh. Ata kanë shkruar se është një gjë e ulët të bësh komente të tilla në rrjetet sociale, pa një arsye, për më tepër që Selena nuk është aspak e shëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *