• |
ide | kryesore

Teatri Kombëtar, opozita kërkon dëgjesë urgjente me Erion Veliajn në Kuvend

Lajme, Të fundit



Opozita kërkon seancë dëgjimore në Kuvend me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, lidhur me projektin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Deputetët të PD-së dhe LSI-së kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshit, për ta thirrur mbledhjen ditën e mërkurë më datë 20 qershor. Nuk dihet ende nëse kryebashkiaku do të shkojë apo jo. Kujtojmë që në mbledhjen e fundit që zhvilloi ky komision për çështjen e teatrit, munguan deputetët e mazhorancës dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Sot Kumbaro dhe Veliaj zhvilluan një takim publik me aktorët e Teatrit Kombëtar, ku pati jo pak debate.

Ndërkohë, pas kërkesës së opozitës, vjen edhe një reagim me shkrim nga deputetja e PS-së Vilma Bello. Kjo e fundit, anëtare e këtij komisioni pohon se dy prej firmave të anëtarëve të LSI janë falsifikuar. Sipas saj bëhet fjalë për firmën e deputetes Kejdi Mehmetaj dhe Shezai Rrokaj.

REAGIMI I DEPUTETES SE PS
Te nderuar deputete te Komisionit,

E nderuar kryetare e Komisionit,
Po shihja me interes dhe me vemendje kerkesen per:

Seancë dëgjimore me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, për informacion dhe shpjegime të mëtejshme në lidhje me projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, ne godinen e Teatrit Kombetar (me kerkese te nje grupi deputetesh).

Besoj duhet te kete ndonje shkarje ne korrektesine e kerkeses, pasi firmat e dy prej deputeteve nuk ngjajne me te verteten e tyre. Ndoshta e keni bere kete prej ngutit te pashembullt qe keni treguar prej kohesh e ne vazhdimesi.
Uroj në reagimin tuaj distancues!
Me respekt

© LAPSI.al



2 Comments

  1. Do ish mire te na thonit emerin e kesaj deputetes rilindase, sepse paska treguar aftesi zbuluese. Me siguri e ka profesion te trasheguar nga babai polic apo hetues te komunizmit. Duhet pare thelbi i kerkeses se opozites, dhe jo eshte, a s;eshte firma, problemi a eshte kohor per kerkese interpelance degjimore, apo eshte kundra veprimi mashtrues i kesaj deputeteje egrupit te qelbesirave?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *