• |
ide | kryesore

Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

1, Ide

Erion Veliaj tregoi në takimin publik me artistët e Teatrit Kombëtar, se ai ka talente të lindura ku e ku më të mëdha se ata që kanë performuar me dekada mbi atë skenë. Ai ishte sot në dëgjesë për të mashtruar dhe e bëri këtë më së miri. Ai u rrek të futej në rolin e atij që kishte në duar një projektligj që as nuk ia jep atë truall gjigand në mes të Tiranës kompanisë Fusha, që as nuk e shemb domosdoshmërisht godinën e vjetër italiane, që as nuk do të ndërtojë në vend të saj teatrin e kopjuar të arkitektit danez Bjorke Ingels, që u “shpall fitues” pa garë dhe pa konkurs.

Jo, sot Veliaj bëri alter egon e mirë të një kryeministri të keq. Po ta dëgjoje me vëmendje dialogun e tij prej shejtan budallai, dukej sikur thoshte se nuk ka asnjë nxitim për të marrë një vendim, se e rëndësishme ishte që të diskutohej, se ai kishte edhe shumë e shumë punë të tjera më parësore, se mirë do ishte të bëhej një teatër i ri, por mund të mbetej në këmbë edhe ekzistuesi etj, manovra që kishin për qëllim të ulnin gjakrat.

Lexo më tej:

Detajet e skandalit/ Si po e përgatit Rama shembjen e Teatrit Kombëtar

 

Debati për Teatrin, të gjithë kundër Ramës: Projekt mafioz që duhet ndalur

Pra, po të dëgjoje të gjithë argumentat e kryebashkiakut të krijohej përshtypja se kjo është një çështje ende e pavendosur, që Rama nuk e ka ndarë mendjen dhe se gjithçka që do të ndodhë më pas do të jetë fryt i një vendimarrjeje të gjerë.

Në fakt nuk është kështu. Sot nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka bërë llogaritë dhe planet e fitimit me kompaninë Fusha (të njëjtës që i dha dhe sheshin Skënderbej) së cilës po i jep një pasuri publike në mes të Tiranës. Gjithkush e ka dëgjuar me veshët e tij kryeministrin t’ia plasë troç aktorëve: “Ajo gërmadhë do të shembet”. Gjithësecili e ka parë me sytë e tij Brojke Ingelsin, që në krah të kryeministrit të na tregonte gjatë e gjërë se si do të ishte godina e re.

Po atëherë, pse Veliaj mban një qëndrim të ndryshëm nga ai i kryeministrit? 

Thjeshtë dhe vetëm se ky është roli i mashtruesit që i kanë caktuar.

Pas, daljes në publik të projektligjit që i jepte truallin një kompanie private dhe zemërimit të aktorëve që e pasoi atë, menjëherë në mjedis u shtuan thirrjet për ngujim brenda teatrit, për një grevë urie, për ngritjen e një çadre në vendin ku nesër mund të qëndronin grataçielat e Ramës. Pra, me shpejtësi, u shtua frika e precipitimit drejt një skenari alla kuksian, e vetmja gjuhë e arsyeshme të cilën arrijnë të dëgjojnë rilindasit.

Dhe menjëherë nga arrogant, pushteti vendosi të marrë kthesën e tolerantit. Për t’ia hedhur përkohësisht lumit, për të qetësuar gjakrat, për të shuar ethet e ndezura. Pikërisht për këtë u shpik alibia se ende nuk është vendosur asgjë.

Shpalljen e kësaj gënjeshtre u caktua t’a merrte përsipër njeriu që di t’a bëjë më mirë. Natyrisht, me gëzimin e profesionistit të Fushës, ai e pranoi këtë. Prandaj në atë sallë, të mbushur me aktorë, Veliaj shkëlqeu këtë të enjte. Sepse ai aktroi në rolin e tij të preferuar, atë të mashtruesit.

©Lapsi.al

12 Comments

  1. Beteja e opinionit u duk te kronikat pas takimit, ku “theksohej” se artistet qene te ndare kurse “fiku” i bashkise qe “per bashkebisedim i hapur etj etj etj”, kuptohet “musolini” ne qeveri ka fol, sic fliste Enveri dikure, po ca artist te degjeneruar qe cti bejme kohes se do ishin ne burg a pushkatim.

  2. Nuk ka spurdhjak me te peshtire se Veliaj. Spurdhjak, mashtrues 3 leksh. Ka nje besim qesharak te aftesite e veta per te genjyer. Duhet te jesh me IQ nen zero ta besosh. Nje peshe e lehte pupel qe vetem duke manipuluar, prostituuar, mashtruar e lepire ka mberritur ketu ku eshte. Nje gje eshte e sigurte. Eshte hajdut i paskrupult dhe pa asnje damar integriteti. I ben te tera. Te tera . Prandaj nje shkelm duhet per ta hequr qafe.

  3. Qe Veli mamaja eshte pusht dhe egoist kjo dihet,qe eshte puntor me reklame me vehte edhe kjo dihet ,por krahasuar me hajdutin familjar Basha eshte shume lart.Basha i futi njerzit 3 muaj ne cader duke kenduar hymin kombetar ne 3 vakte dhe pastaj i shiti te gjithe.Berisha firmosi antaresimin ne Konferencen Islamike pa pjerdhur per kuvendin,as qe e rruajti per ligjin.Veli qelbesira eshte ne kete mocal politik,peshtyn ,e lepin,dhjet dhe ha dhe nuk skuqet fare dhe ne fund qesh.Komentet jane kot ,hapni nje fondacion per teatrin dhe beni para dhe ndertojeni vehte pa Veli mamane.

    1. Me shkaterrojne fare keto komentet.

      E nisin me problemin, perfundojne duke u marr me Lulin. Luli mor ti shok, ka 1000 te keqia, prandaj eshte aty ku eshte e jo ne pushtet, po te besh ligj te vecante per vjedhjen eshte dicka qe as Luli, as Saliu, as Meta, as Nano nuk e bene ndonjehere.

      Keshtu qe rrini te qete, cmenduria e Rames eshte e pakrahasueshme me paraardhesit.

  4. ”shejtan budalla” eshte epiteti me i gjetur per Veliajn. nje vemje e ndyre. por duhet patur kujdes me keta. me kete lloj shejtan-budallalleku qeverisen 50 vjet baballaret e ketyre. ne momentin kur i nenvlefteson atehere keta te mbysin. me keta fiton vec gjuha e forces dhe dhunes. fatkeqesi qe PD-ja e viteve 92-96 nuk i lau hesapet njehere e mire me trashegimine puniste. kjo fare eshte si bari i keq po nuk u shkul me gjithe rrenje mbin prape.

    1. PD-ja mund të jetë komuniste por jo unë or zotëri. Me njeh gjë që më thua komunist. Bie dakord edhe unë se PD gjykuar nga ato që bëri e s’bëri i bie të jetë komuniste por nuk jam 100% i sigurt ndaj s’e mbush gojën t’a them. Po qe unë jam komunist nga e nxorre. Gjykuar nga kollajllëku jot në etiketimin e tjetrit komunisti i bie të jesh ti.

    2. Forma më e ndyre e propogandës së enveristëve që i ngjet thirrjeve të hajdutit, kapeni hajdutin, ështe që ato forca demokratike që përmbysën diktaturën enveriste e sollën pluralizmin politik demokratik e të drejtën e njeriut për ta shfaqur hapur mendimin e tij, i akuzojnë se edhe ju jeni si ne “komunistë”
      Ka padyshim vend për të kritikuar edhe qeverisjen demokratike, se nuk ka në botë njerëz të pagabueshëm, por kur një qeveri, veç faktit se ka në përberjen e saj njerëz me të kaluar kriminale të diktaturës enveriste, e në të njejtën kohë kanë lidhje familjare me bosët e drogës e të krimit, është idiotësi të flasësh për “komunizëm”.
      Pamvarësisht se komunizmi ishte një ideollogji që prodhoi të mallkuarën “diktaturë të proletariatit”, si ideollogji në interes të shumicës së njerëzve të varfër që popullojnë botën, është një ideollogji joshëse. Por një gjë nuk duhet ngatëruar.
      Diktatorë si Stalini apo si Enveri i Shqipërisë e deri tek Rama, ideollogjisë komuniste i morën vetëm parullën demagogjike të “diktaturës së proletariatit”, por vetë jo vetëm që nuk ishin “proletarë”, por me politikën e tyre kriminale e shndëruan të gjithë popullin jo më në proletarë, por në skllevër të tyre.
      Përsa i takon numurit të viktimave, sipas një studimi të një Komisioni ndërkombëtar për njerëzit e zhdukur, nga diktaturat komuniste ka pasur mbi 100 milionë viktima, që ja kalon kjo shifër edhe numurit të viktimave të Luftës së Dyte Botërore.

  5. Eshte fantastike qe te gjithe forcat e djathta politike jane angazhuar kunder prones private + zhvillimit kapitalist te prones .Me ne fund pas 27 vjetesh edhe ju po riktheheni tek prona e perbashket dhe shtimi I rolit te shtetit.Respekte .

    1. Ne fakt ajo eshte prone publike qe po jepet pa proces dhe ne kundershtim te parimit te barazise para ligjit dhe konkurences se ndershme.

      Po keshtu eshte kur je inorant qe do te besh si filozof politik.

  6. Po pse ore me nje teater rrumpalle do te rrezoni Ramen?Dhe kush,askush…shumica nuk e ka idene se per cfare flitet….qerimeja ne vapor/ta ba me sy ,ta bo me dor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu