• |
ide | kryesore

Veliaj vë para artistëve kostot e Teatrit të ri: Kushton 30 milionë euro!

Lajme, Të fundit



Në nisje të takimit me artistët për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se vlera e ndërtimit të një teatri nga vetë qeveria ka një kosto prej 30 milionë euro, ndërkohë që investimet e Bashkisë për një vit në infrastrukturë janë 20 milionë euro.

“Sipas vlerësimeve tona ndërtimi i teatrit shkon 4-5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. A janë shumë apo janë pak? Të gjitha investimet që ju shikoni në Tiranë në një vit janë në nivelin e 20 milionë eurove. Çdo gjë që ndodh në Tiranë, të gjitha investimet, kopshte, çerdhe, pemë, kanalizime, bujqësia, emergjenca civile, të gjitha kushtojnë kaq. Nga viti 2005-2013 janë harxhuar 1.8 miliardë lekë ose 18 milionë USD për kulturën. Nga qeveria e re në 5 vite 15 milionë dollarë” u shpreh Veliaj.



3 Comments

  1. As 5 milion nuk shkonte rinovimi i te vjetrit, dhe mbi 10 shkon i riu. Keto shifrat i nxjerr ky nga kuleta e mamit.

  2. …mos i fut artistet te shifrat o matrapaz fiqsh! ata nuk duan te prishet teatri, ti u thua shikoni si do te jete i riu!!! apo do u mbushesh mendjen me te njejten logjike te babezise se ndertimeve: po vijne shume studente ne tirane, duhet mbushur me pallate!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *