• |
ide | kryesore

Video/ Mos i humbni golat/ Triumfon Rusia organizatore: 5-0 ndaj Arabisë Saudite

Rusi 2018, Sport



Përfundon me fitoren e Rusisë 5-0 ndaj Arabisë Saudite, në stadiumin Luzhniki, ndeshja hapëse e Botërorit Rusi 2018.
Golin e parë e shënoi Yuri Gazinskiy në minutën e 12, pas një asist të Golovin, ndërsa të dytin Cherichev në minutën e 43, përpara se Dzyba të realizojë për herë të tretë në minutën e 72, pas një asisti tjetër të Golovin. Cherichev shënon golin e dytë personal në minutën e parë shtesë, ndërsa Golovin përfundon suksesin me golin e pestë
Tre pikët e para për Rusinë, që pret e qetë ndeshjen e dytë, ndërkohë që për Arabinë Saudite misioni bëhet i vështirë, për të mos thënë i pamundur…

Rusia tani është lider i Grupit A me 3 pikë, ndërsa nesër nga ora 14:00 zhvillohet sfida tjetër e këtij grupi mes Egjiptit dhe Uruguait. /Gazeta Express/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *