• |
ide | kryesore

Video/Irani fitore shprese…shënohet autogoli i parë në Rusi

Rusi 2018, Sport, Video



Ka përfunduar me fitoren e Iranit 0-1 ndeshja në Shën Petersburg Arena mes Marokut dhe Iranit. Vendimtar ka qenë autogoli i shënuar në minutën e 5-të shtesë nga Aziz Bouhaddouz, në tentativë për të larguar topin.
Skuadra e Renard ka qenë më kërkuese se Irani dhe ka rrezikuar me Belhanda në minutën e 6, më pas me Kaabi në të 10, ndërsa në minutën e 19 shpëtimtar i Iranit u bë portieri Beiranvand.
Irani i drejtuar nga Carlos Queiroz mund të kishte ndëshkuar në minutën e 43, kur Ebrahimi e më pas edhe Janabaksh nuk mundën të kalonin portierin maroken Munir.
Në pjesën e dytë dëmtimet e Amrabat dhe Janabaksh ndikojnë në psikologjinë e lojtarëve që nervozohen në castet e fundit. Rastin më të mirë e kishte Maroku me Ziyech në minutën e 80, por mesfushori gjeti përgjigjen e portierit iranian.
Në minutën e 5, nga 6 shtesë, Bouhaddouz shënoi në portën e tij, duke vendosur fatet e ndeshjes së parë të Grupit B. Mbrojtësi devijoi me kokë goditjen e dënimit, duke e dërguar në rrjetën e Munir e duke i dhënë fitoren Iranit.
Merr kryesimin e grupit B me 3 pikë Irani, ndërkohë që shpresat pothuaj veniten për Marokun, duke qenë se tashmë duhet të luajë me Portugalinë e Spanjën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *