• |
ide | kryesore

Aksidentohet autobusi me 25 pasagjerë në Librazhd

Lajme



Një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një autobus pasditen e kësaj të premte në qytetin e Librazhdit, duke bërë që një nga të rinjtë që po udhëtonte në makinë të plagoset.

Pas dërgimit në spitalin e Librazhdit, i riu raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi me 25 pasagjerë kishte destinacion qytetin e Elbasanit, raporton Fax News.

Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në momentin që autobusi po dilte nga terminali.

Mësohet se policia në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet paraprake të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit ‘Benz’, stimuluar edhe nga reshjet intensive te shiut që prekën gjatë pasdites qytetin e Librazhdit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *